spot_img
HomeBUJKUTë enjten kryesisht mot me diell, të premten vranësira

Të enjten kryesisht mot me diell, të premten vranësira

spot_img

16.01.2019 – Nga dita e mërkurë mbi vendin tonë janë shtrirë fusha anticiklonike që po sjellin mot më stabil dhe kthjellime, derisa nga Mesdheu po depërtojnë masa të ngrohta ajrore që në ditët në vijim do të rrisin temperaturat maksimale tutje mbi 0C.
Ndërkohë gjatë ditës së premte dhe në fundjavë nga Atlantiku do të depërtojë një vorbull ciklonike mbi Itali, ku në ditët e fundjavës do të shtojë vransirat dhe nuk përjashtohet edhe mundësia për reshje shiu dhe bore, ndërsa në vise malore vetëm reshje bore.

Nën kushtet meteorologjike që parashihen për ditët në vijim, me mundësi edhe për mjegull, vlerat e indeksit të cilësisë së ajrit do të rriten në të pashëndetshme, e gjatë ditës kohëpaskohe mund të zbresin edhe rreth vlerave normale.

17.01 – Në mëngjes ngrica, në vise të ulëta mundësi për mjegull. Kryesisht kthjellët dhe me diell.
18.01 – Në mëngjes ngrica, në vise të ulëta mundësi për mjegull. Kryesisht me vransira, e vonë në mbrëmje vende-vende mundësi për reshje të dobëta shiu dhe bore.
19.01-20.01 – Në fundjavë mot i ndryshueshëm. Të shtunën në mëngjes vende-vende reshje të dobëta bore, e në vise të ulëta mjegull. Ditën vransira dhe diell. Ditën e diel në mëngjes mjegull në ultësira. Kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Vende-vende mundësi për reshje të dobëta shiu dhe bore.
21.01 – Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull. Kryesisht vranët. Pasdite reshje të dobëta shiu, që në mbrëmje do të shndërrohen edhe në borë.

Temperaturat e ajrit gradualisht do të rriten rreth vlerave mesatare, ndërsa maksimalet edhe përmbi këto vlera. Minimalet do të luhaten nga -8C deri në 0C, e maksimalet në ditët e ardhshme do të rriten deri në +6C, e në fundjavë do të zbresin lehtë në +3C.
Do të fryj erë e lehtë nga jugu-juglindja 1-3m/s.
Shtypja atmosferike, do të mbetet stabile, por mbi vlera normale.

No photo description available.
spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme