spot_img
HomeKuzhinëSultjash si nga duart e gjysheve tona

Sultjash si nga duart e gjysheve tona

spot_img

Sultjashi për shumë nga ne është një ndër ëmbëlsirat e preferuara, pasi na kujton fëmijërinë. Që nga kultura aziatike e deri në atë evropiane, kjo ëmbëlsirë është gatuar gjithmonë, megjithëse në forma të ndryshme.

Sot ne po ju sjellim recetën tradicionale të sultjashit me qumësht dhe oriz.

Përbërësit:

  • 1 litër qumësht
  • 200 gram oriz
  • 100 gram sheqer
  • vanilje pluhur
  • kanellë pluhur

Përgatitja:

  • Në një tenxhere të madhe hedhim qumështin që të vlojë, sheqerin dhe vaniljen.
  • Më pas shtojmë orizin dhe përziejmë vazhdimisht, që përbërësit të mos ngjiten. Për rreth 30-40 minuta e lëmë në sobë derisa uji të shterrojë dhe orizi të jetë zierë.
  • Sultjashin e hedhim në enë të vogla të lagura më parë me ujë të ftohtë dhe e dekorojmë sipas dëshirës me kanellë, rrush të thatë etj.
  • E lini për rreth 20-30 minuta në frigorifer dhe e shërbeni të ftohtë! Ju bëftë mirë! /Shije.al
spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme