spot_img
HomeBUJKUStudentët përkrahin produktet vendore

Studentët përkrahin produktet vendore

spot_img

MERR PRODUKTE VENDORE FALAS!

Organizata studentore PAQJA STUDENTORE e Universitetit të Prishtinës organizon një aktivitet në lidhje me vendimin e marrë nga Qeveria e Kosovës për taksën 100% ndaj Serbisë.

Ky aktivitet do mbahet më 28 nëntor nga ora 11:00-15:00 në sheshin Zahir Pajaziti në Komunën e Prishtinës.

“Këtë aktivitet e kanë mbështetur shumë kompani vendore të cilat janë shprehur të gatshëm të na ndihmojnë duke dhuruar sasi të mëdha të produkteve të tyre. Gjitha këto do iu shpërndahen kalimtarëve të rastit që gjenden në këtë shesh”, thuhet në njoftimin e Paqes Studentore.

Sipas organizatorit qëllimi i gjithë këtij aktiviteti është vetëdijesimi i qytetarëve për t’i bojkotuar produktet serbe dhe t’i blejnë ato vendore.

Ftohen të gjithë qytetarët e Kosovës të bëhen pjesë e këtij aktiviteti, në mënyrë që të arrihet synimi jonë./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme