spot_img
HomeLAJMET E FUNDITShumica e njerëzve më tepër pëlqejnë që një robot t’i zëvendësojë në...

Shumica e njerëzve më tepër pëlqejnë që një robot t’i zëvendësojë në punën e tyre sesa një person

spot_img

Studime të shumta kanë arritur në përfundim se robotët janë të gatshëm të vjedhin punën nga shumë njerëz.

Por sipas një studimi tjetër të përqendruar në automatizëm, nga studiuesit e Universitetit Teknik të Mynihut, shumica e njerëzve do ta preferonin humbjen e punës së tyre nga njeriu se sa nga robotët.

Studiuesit pyetën rreth 300 njerëz nëse për ata është më mirë të humbnin punën e tyre nga një robot apo një njeri, ku vetëm 37 për qind e të anketuarve zgjodhën njeriun.

Përmes një studimi se si do të ndjeheshin të intervistuarit për t’u zëvendësuar nga një robot apo nga një njeri tjetër, studiuesit zbuluan se kjo e fundit do të kishte një ndikim më të madh në vetë identitetin e dikujt sesa i pari.

Me fjalë të tjera, ata do të ndjeheshin më keq për veten e tyre nëse do ta humbnin punën e tyre nga një njeri sesa nga një robot.

Studiuesi Armin Granulo për New Scientist tha se njerëzit nuk presin të jenë në gjendje të konkurrojnë me robotët, kështu që humbja e punës së tyre ndaj një personi nuk do të kishte aq efekt të madh në ndjenjat e vetëvlerësimit të tyre./Tesheshi.com/Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme