spot_img
HomeBUJKUShtohet kërkesa për qiqrat e pjekura turke në tregun botëror

Shtohet kërkesa për qiqrat e pjekura turke në tregun botëror

spot_img

Prodhuesit në Denizli vitin e kaluar prodhuan 35 mijë tonë qiqra, dhe nga këto 4 mijë e 500 tonë i dërguan në tregjet e 14 vendeve dhe siguruan nga ky eksport 24 milionë dollarë

Po shtohet për çdo vit e më shumë sasia e qiqrave të pjekura që dërgohen në tregjet botërore.

70% e prodhimit vjetor të qiqrave të pjekura në Turqi, që është rreth 50 mijë tonë, e përballon provinca Serinhisar e Denizlisë.

leblebi.jpg

Prodhuesit në Denizli vitin e kaluar prodhuan 35 mijë tonë qiqra, dhe nga këto 4 mijë e 500 tonë i dërguan në tregjet e 14 vendeve dhe siguruan nga ky eksport 24 milionë dollarë.

tavşanlı leblebisi.jpg

Këtë shije tradicionale prodhuesit turq vitet e fundit e kanë bashkuar me mëlmesa të ndryshme dhe kanë nxjerrë në treg 45 lloje qiqrash të pjekura. Nga njëra anë ata punojnë në drejtim të hyrjes në tregje të reja, kurse nga ana tjetër realizojë aktivitete promovuese, në veçanti për zbulimin e këtij produkti nga personat që mbajnë dietë.

leblebi.jpg

Presidenti i Bursës Tregtare të Denizlisë, Ibrahim Tefenlili thotë se qiqrën turke të pjekur më shumë e konsumon Tunizia me 809 tonë në vit, pastaj vijnë tregjet e tjera si: Greqi, Spanjë, Izrael dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

leblebi

Produktet me salcë, që janë zhvilluar rishtazi, zënë një vend të madh në rritjen e eksporteve,- sqaron Tefenlili dhe shton se llojet e qiqrave të pjekura që shkojnë më shumë jashtë shtetit, janë ato me çokollatë, me kripë, susam, të veshura (me sheqer etj.) dhe me hardall, dhe po vazhdojnë të punojnë për shtimin e llojeve.

Qiqrat e pjekura zënë një vend kryesor në kulturën turke të konsumit të frutave të thata./trt.tr.shqip

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme