spot_img
HomeBUJKUShqipëria eksporton 6 mijë ton gështenja në vit

Shqipëria eksporton 6 mijë ton gështenja në vit

spot_img

Eksportet e gështenjave ‘Made in Albania’ arrijnë çdo vit në mbi 6 mijë ton, me një vlerë deri në 8 milionë euro.

Sipas ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, pjesa më e madhe e prodhimit të gështenjave eksportohet në Itali, ku dhe përpunohet.

Ndërkohë që kërkesa në rritje e tregut të huaj për këtë produkt, e ka kthyer gështenjën në një ekonomi shtesë për të ardhurat e familjeve që merren më këtë aktivitet.

Zona veriore e vendit Tropoja, ka hapësirën më të madhe të mbjellë me gështenja në gjithë Shqipërinë. Si një produkt unik i kësaj zone, i certifikuar tashmë nga institucionet përkatëse, si “gështenja e Tropojës” me standardin më të lartë, ka arritur të shtojë vlerën produktit në gati me tre herë në vitit e fundit, ndërsa të ardhurat nga eksporti i gështenjës vetëm për Tropojën arrijë gati 3 milionë euro në vit./ata.gov.al

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme