spot_img
HomeBUJKUShqipëri, fermerët reduktojnë prodhimin e grurit, rritet kultivimi i perimeve

Shqipëri, fermerët reduktojnë prodhimin e grurit, rritet kultivimi i perimeve

spot_img

Pushtimi i tregut vendas nga gruri i importit dhe rënia e çmimit të drithit në tregun ndërkombëtar po i shtyn fermerët e fierit që t’i largohen gjithnjë e më shumë kultivimit të kësaj kulture.

Të dhënat që jep drejtoria rajonale e bujqësisë në qarkun e Fierit tregojnë se për 2017 u mbollën në zonën e Mallakastrës dhe të fierit 1200 hektarë grurë më pak sesa në 2016.

Në tregun vendas një kuintal grurë tregtohet me 3 000 lekë të reja, ndërsa gruri i importuar kryesisht nga Serbia, Greqia, Rusia, apo Kanadaja shitet me 4300 lekë kuintali. Për fermerët shqiptarë fitimet nga gruri nuk justifikojnë dot shpenzimet e shumta që nga mbjellja e deri në korrje.

Ndërsa interesi për grurin në zonën e Myzeqesë është në rënie krejt e kundërta po ndodh me kultivimin e perimeve, që ka pësuar rritje me 722 hektarë vetëm në 6 muajt e parë të vitit 2018.

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme