spot_img
HomeBUJKUShpërndahen 18 motokultivatorë për fermerët përfitues të Kamenicës

Shpërndahen 18 motokultivatorë për fermerët përfitues të Kamenicës

spot_img

Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati bashkë me nënkryetarët dhe Drejtorin për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural Naim Arifi, kanë bërë shpërndarjen e 18 motokultivatorëve për fermerët përfitues.

Kryetari Qëndron Kastrati u shpreh jashtëzakonisht i lumtur për shpërndarjen e motokultivatorëve sepse sipas tij, do t’i ndihmoj fermerëve që të rrisin prodhimtarinë e kulturave bujqësore.

“ Do të jemi gjithmonë afër fermerëve për t’i ndihmuar në të gjitha format për avancimin e fermave dhe prodhimtarive të tyre. Gjithashtu, javën tjetër do të shpërndajmë edhe 17 motokultivatorë të tjerë për fermerët”, tha ai.

Ndërsa drejtori DBPZHR-së Naim Arifi, tha se falë angazhimit të punës së drejtorisë, qeverisjes lokale dhe bashkëpunimit me fermerët, Komuna e Kamenicës ka dalur e para në Kosovë sa i përket përfituesve të granteve.

“Ju uroj të gjithë fermerëve përfitues dhe premtoj që edhe në vitet e ardhshme në vazhdimësi do të jemi sa më afër fermerëve. Bashkë me stafin e DBPZHR-së jemi të gatshëm të punojmë edhe gjatë fundjavës, vetëm që t’u dalim në ndihmë fermerëve me gjithë kapacitetin që kemi”, deklaroi Arifi./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme