spot_img
HomeBUJKUShpallen katër lloje të mbrojtura autoktone të gjelave

Shpallen katër lloje të mbrojtura autoktone të gjelave

spot_img

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) përmes një komunikate ka njoftuar se në kuadër të aktiviteteve për mbrojtjen e biodiversitetit, konkretisht faunës, me iniciativën e Institutit për Mbrojtjen e Natyrës, Ministri i Ministrisë së Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, përmes vendimeve të ndara ka marrë në mbrojtje katër raca të ndryshme të gjelave autokton.

Në njoftim thuhet se me miratimin e këtyre vendimeve, llojet autoktone të gjelave: Gjeli Këndimgjatë i Dukagjinit, Gjeli Këndimgjatë i Gjilanit, Gjeli Trengjyrësh dhe Gjeli Pelikan i janë shtuar Regjistrit të Vlerave të Mbrojtura të Natyrës, që mirëmbahet nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës.

Sipas AMMK qëllimi kryesor i nxjerrjes së vendimeve është mbrojtja e llojeve të gjelave autokton sipas ligjit dhe përcaktimi i kushteve të mbajtjes. Gjithashtu përmes vendimeve synohet që llojet të mbrohen nga rreziku për përzierje gjenetike me racat e huaja dhe nga rreziku për nxjerrje jashtë vendit e këtyre racave me qëllim të kryqëzimit me racat tjera.

“Vendimet përmbajnë edhe arsyeshmërinë profesionale për marrjen në mbrojtje të llojeve të gjelave autokton, si dhe përshkrimin e karakteristikave themelore të tyre, të cilat janë hartuar nga një grup punues ndërinstitucional i udhëhequr nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës”, thuhet në njoftim.

AMMK thotë se vënia nën mbrojtje institucionale e gjelave autokton është e një rëndësie të veçantë edhe për faktin se këto raca tani do të prezantohet ndërkombëtarisht si raca autoktone të Republikës së Kosovës, përmes së cilave do të paraqitet edhe begatia e vlerave të biodiversitetit të vendit tonë.

/Motilokal.com/Gazeta Bujku

Për më shumë shihni vendimet:

Vendimi Gjeli Këndimgjatë i Dukagjinit

Vendimi Gjeli Këndimgjatë i Gjilanit

Vendimi Gjeli Trengjyrësh dhe

Vendimi Gjeli Pelikan

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme