spot_img
HomeBUJKUShoqata e Qumështarëve mirëpret vendimin për masën tregtare ndaj Serbisë dhe Bosnjës

Shoqata e Qumështarëve mirëpret vendimin për masën tregtare ndaj Serbisë dhe Bosnjës

spot_img

Shoqata e Qumështarëve të Kosovës e ka mirëpritur lajmin i djeshëm që Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka vendosur masë mbrojtëse prej 10% për importin e produkteve të importuara me origjinë nga Serbia dhe nga Bosnja dhe Hercegovina, që sipas tyre është lajm i gëzueshëm për të gjithë qumështarët e vendit.

“Ne kemi ngritur disa herë zërin ndaj pabarazisë së tregtisë me Serbinë dhe Bosnjën dhe Hercegovinën, dhe jemi të gëzuar që zëri jonë më në fund është dëgjuar. Falënderojmë ministrin Shala për angazhimin që ka treguar kohëve të fundit në këtë drejtim dhe presim edhe vendime tjera me qëllim mbrojtjen e produkteve vendore”, thuhet në komunikatën e kësaj Shoqate.

Ata u bëjnë thirrje edhe institucioneve tjera përgjegjëse për rregullimin dhe kontrollin e tregut që të kryejnë obligimin e vet ligjor dhe të krijohet hapësirë për punë.

“Megjithatë, duke pasur parasysh frikën nga përvoja e mëhershme, kur një vendim i MTI-së për masë mbrojtëse të prodhimeve të qumështit ndaj importit nga Bosnjë dhe Hercegovina nuk zgjati më shumë se një javë, ne shpresojmë fuqishëm që ministri Shala do t’u qëndrojë presioneve dhe ky vendim të mbetet në fuqi deri në përmbushjen e plotë të reciprocitetit tregtarë me këto dy vende”, theksohet në komunikatën e Shoqatës së Qumështarëve./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme