spot_img
HomeBUJKUShoqata e Bletarëve të Deçanit fton bletarët të aplikojnë për subvencione

Shoqata e Bletarëve të Deçanit fton bletarët të aplikojnë për subvencione

spot_img

Komuna e Deçanit ka hapur thirrjen për aplikim për subvencione në këto fusha të bujqësisë: blegtori, bletari, pemëtari, perimtari dhe lavërtari.

Ndërsa në një njoftim Shoqata e Bletarëve të Deçanit u ka bërë apel bletarëve që të aplikojnë për të përfituar koshere për bletari.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar bletarë aplikoni në thirrjen e shpallur nga Komuna e Deçanit, për sektorin e bletarisë këtë vit, ku do të ndaj koshere për të gjithë ata që i plotësojnë këto kritere:

  1. Të ketë se paku dy koshere me bletë.
  2. Të ketë vërtetimin e deklarimit të numrit të bletëve dhe lokacionin e lëshuar nga DBPZHR.

Dokumentet e nevojshëm për aplikim:

Letërnjoftimin

Dëshminë për bletë e merrni në zyrën e bujqësisë.

Të jetë i gatshme të financoj 20% të vlerës së koshereve që i takojnë.

Aplikacionin po ashtu e merrni në zyrën nr. 31 dhe nr 34.

Afati për aplikim fillon nga data 11.05.2021 deri me 31.05.2021. Aplikimi bëhet në zyrat e Drejtorisë së Bujqësisë./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme