Reshjet e shiut dhe të breshërit në Suharekë iu kanë shkaktuar dëme të mëdha fermerëve në këtë komunë, përcjellë Indeksonline.
Njëri nga ta është edhe Habib Elshani. i cili ka 7 hektarë të mbjella me vreshta.
Elshani për Indeksonline ka treguar se nga reshjet i janë dëmtuar 50 për qind e tyre.
Për shkak se herëve të tjera nuk i është kompensuar dëmi, Elshani është pesimist se edhe dëmet e ditëve të fundit do të i kompensohen.
“I kemi 7 hektar vreshta dhe kemi 50% dëme , me kërkuar s’kemi çka me kërkuar sepse asnjëherë nuk na kanë kompensuar për dëmet edhe kur është dëmtuar herave tjera”.
Elshani i cili thotë se ka ardhë nga Zvicra për të investuar në Kosovë, është shumë i zhgënjyer.
“Në qoftë se nuk merren masat, ne do kthehemi nga kemi ardhë, nga Zvicra. Kom ardhë me luftuar, me investuar dhe jam i zhgënjyer me mbrojtjen e investimeve”, tha ai.
Ai thotë se dëmi i shkaktuar kap vlerën 30 mijë euro. /Indeksonline/