spot_img
HomeBUJKUSëmundjet dhe dëmtuesit e mollës

Sëmundjet dhe dëmtuesit e mollës

spot_img

Sëmundjet kryesore të mollës:

– kroma e mollës

– hiri i mollës

– kalbëzimi i frytit

– kanceri i degëve

– zjarri bakterial

– kalbëzimi i qafës së rrënjës, etj.

Dëmtuesit kryesorë të mollës:

– krimbi i mollës

– morrat (përgjakshëm, gjelbër, hirtë)

– tenja

– breshkëzat e Kalifornisë

– grerëza e mollës

– lulengrënësi

– kandra leshatake merimanga e kuqe

– tenjat e mollës

– krimbi i trungut

– dispari, etj.

Kroma e mollës (Venturia inaequalis)

Image result for Venturia inaequalis

Është një ndër sëmundjet që më së shumti paraqitet tek mollët, në gjethe, lule, fryte por edhe fi danë. Periudha më e rrezikshme është para dhe gjatë lulëzimit si dhe gjatë formimit të frytit. Mundësia e paraqitjes së sëmundjes është kur temperatura mesatare në periudhën e lagështisë është 13 °C dhe kohëzgjatja 11 orë.

Hiri i mollës (Podosphaera leucotricha)

Image result for Podosphaera leucotricha

hiri i mollës në shkallë të lartë prekë disa varietete të të mollëve, qe kultivohen në vende të ndritshme dhe me pak lagështi, siç janë: jonathan, Idared, boscop etj. Kjo sëmundje paraqitet tek sythat, lulet, gjethet dhe fidanët.

Sëmundja formon micel tё bardhë nё të përhimtё qё i mbulon gjethet e reja dhe sythat ndërsa fruti merr ngjyrë tё kuqërremtë.

Krimbi i mollës (Carpocapsa pomonela)

Image result for Carpocapsa pomonella

dëmtues mjaftë i rrezikshëm, dëmet i shkaktojnë vemjet, të cilat ushqehen me fruta. Larvat krijojnë vrima depërtuese që shkojnë në drejtim të bërthamës së frutit. Zakonisht zhvillon dy gjenerata ku frutat i prekë ne fillim të qershorit dhe në fillim të korrikut, por në kushte të përshtatshme mund t’i zhvilloj edhe tre gjenerata.

Morrat (Aphidet) gjelbër, hirtë & përgjakshëm

Image result for aphids apple

Morrat e bimëve (aphidet) janë dëmtues polifag shumë të përhapur që shkaktojnë dëme direkte si dëmtues dhe indirekte, si vektorë të sëmundjeve virusale. Përhapen gjatë verës në pemë të ndryshme. Zakonisht përdredhin gjethet dhe mbulojnë me një lëngë të ëmbël ku edhe tërheqin insektet e ndryshme. Zhvillojnë 10-15 gjenerata brenda vitit. /Gazeta Bujku /keshillabujqesore.com

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme