spot_img
HomeLAJMET E FUNDITSami Muharremaj – nga kultura e drithërave në kultivues të arrës

Sami Muharremaj – nga kultura e drithërave në kultivues të arrës

spot_img

Sami Muharremaj, nga fshati Gjinoc, Komuna e Suharekës, është një kultivues i pasionuar i arrës.

Ai në një bisedë për ‘Gazeta Bujku’, tregoi se si erdhi deri të kultivimi i arrës pasi që ishte kultivues i grurit, misrit dhe i pemëve.

“Pasi që e kishim tokën vendosa ta ndërroj me një kulturë tjetër nga gruri e misri dhe pemët. Me disa të afërm biseduam se me çfarë kulture të merremi. Dhe vendosem që të mbjellim fidane arre, për arsye së në Kosovë ishte mungesë e kësaj kulture 95 për qind e tregut vjen nga vendet e tjera si Turqia, Bullgaria, Rumania, etj. Ne kemi mbjellë 1 hektarë me arrë dikur rreth 333 rrënjë në distancë 5 me 5.5 dhe shpresojmë që ja vlen kjo kulturë”, u shpreh Muharremaj.

Më tej ai tha se “Kultura e arrës vërtet që donë durim si çdo kulturë tjetër e pemëve duhet pritur katër vite që të hynë në prodhim, besoj që ia vlen me u marrë me këtë kulturë me qenë se janë të ardhura nga Turqia, të shortuara nga ekspertë profesionist të këtij shteti dhe besojmë që në të ardhmen do të ketë sukses”.

Si çdo punë tjetër dhe kulturë bujqësore që kërkon angazhim edhe kultura e arrës kërkon punë dhe përkushtim.

“Arra kërkon angazhim si të çdo lloj tjetër të pemëve, por arra kërkon më shumë ujë sesa pemët tjera dhe unë u rekomandojë fermerëve që mendojnë ta kultivojnë arrën, pikë së pari ta sigurojnë ujin”, theksoi Muharremaj.

Sa i përket tregut Muharremaj tha se “Tregu i shitjes së kësaj kulture për momentin në trevat shqiptare ka të bëje me vetë kultivuesit, të duhet ta sigurojnë vetë tregun, për arsye se nuk ka pika grumbullimi për këtë frutë të arrës. Ndërsa çmimi i shitjes dallon nga viti në vit.”

“Nuk ka të bëj me kënaqësinë sa jam i kënaqur në këtë kulturë, por ka të bëjë sa ka njohuri kultivuesi në këtë kulturë para se me nis ta kultivojë këtë kulturë. Unë i kisha preferuar kujtdo qoftë të këshillohet nga njohësit ekspertët e kësaj fushe para se të fillojnë ta kultivojnë arrën, por duhet edhe kultivuesit me pas sado pak njohuri në këtë kulturë, duhet të bëhen analizat e tokës që a i përshtatet arra aty ku mendon me i mbjellë”, theksoi Muharremaj.

Çfarë duhet bërë më shumë që të stimulohet fermerë për ta punuar me shumë tokën bujqësore dhe a duhet subvencionuar me shumë kultura e arrës?

Muharremaj u përgjigj “Këtu janë shumë faktorë se çka duhet të bëhet që të stimulohen fermerët për ta punuar tokën, faktori numër një është shteti. Shteti duhet në shumë drejtime të merret me fermerët qoftë duke ua siguruar tregun apo qoftë subvencionet dhe shumë faktor të tjerë”.

Ai foli dhe për faktorët që duhet të ndihmojnë fermerin nga ana e institucioneve vendore.

“Këtu janë shumë faktorë se çka duhet të bëhet që të stimulohen fermerët për ta punuar tokën, faktori numër një është shteti. Shteti duhet në shumë drejtime të merret me fermerët qoftë duke ua siguruar tregun apo qoftë subvencionet dhe shumë faktor të tjerë”, tregon Muharremaj.

Fermeri Muharremaj rreth pemishtes së tij është angazhuar vetë me familjen e tij dhe është shumë i dashuruar pas kësaj.

Ai mendon që ta zgjeron pemishten e tij duke rritur kultivimin e arrës edhe për 1.5 hektarë në të ardhmen.

Përgatiti: Shkelzen Rrecaj/ Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme