spot_img
HomeEKONOMIRukiqi: Ekonomia e Kosovës ka humbur 24,100 vende të punës

Rukiqi: Ekonomia e Kosovës ka humbur 24,100 vende të punës

spot_img

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka mbajtur sot konferencën e rradhës për media ku prezantoi Indikatorin matës të tendencës në biznes për tremujorin e dytë të vitit 2018 dhe gjithashtu ngriti shqetësimin lidhur me rritjen e numrit të grabitjeve në biznese.

Indikatori matës i tendencës në biznes i cili ndryshe njihet si IFO indikatori sipas Rukiqit ofron vlerësim të gjendjes së përgjithshme ekonomike në vend dhe  jep informacione për gjendjen aktuale, pritshmëritë dhe zhvillimet ciklike në ekonomi në sektorin e ndërtimit, shërbimeve, prodhimit dhe tregtisë.

Kryetari Rukiqi gjatë konferencës përmendi se në çdo indikator të matur ka ulje të kënaqëshmërisë së bizneseve dhe ulje të pritshmërive për 6 mujorin e ardhshëm që nënkupton përkeqësim të gjendjes së bizneseve.

“Trendet janë negative sa i takon edhe pritjeve për punësim dhe aktivitetit biznesor e poashtu edhe klima e biznesit paraqitet të jetë jo aq e favorshme krahasuar me tremujorin paraprak.”

“Besueshmëria e bizneseve nga ana tjetër ka treguar trend në rënie në këtë tremujor, duke përfaqur mundësi dukshëm më të vogla ose inekzistente për investime dhe zhvillim të tyre”, theksoi Rukiqi.

Sa i takon gjendjes aktuale, sektori i ndërtimit në vend sipas tij ka pasur vlerësimet më të mira pasuar nga sektori i shërbimeve, ndërsa sektori i tregtisë ka vlerësimet më negative sa i takon gjendjes së biznesit për tremujorin e dytë të vitit 2018.

Kryetari Rukiqi foli edhe për barrierat e të bërit biznes ku prezantoi se konkurrenca jo lojale paraqitet të jetë barriera më e madhe për tremujorin e dytë të vitit 2018 pasuar nga mungesa e mjeteve financiare dhe ekonomia joformale.

Rukiqi gjithashtu ngriti shqetësimin lidhur me faktin që ekonomia e Kosovës që nga tremujori i tretë i vitit 2017 deri në këtë tremujor ka humbur 24,100 vende të punës, bazuar në statistikat e nxjerra nga Agjencioni i Statistikave në Kosovë./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme