spot_img
HomeBUJKURrush serezi

Rrush serezi

spot_img

Edhe rrush serezi, sikurse shumë lloje të pemëve, shumohet në mënyrë vegjetative (me fara) si dhe me mënyrën vegjetative, duke përfshirë këtu edhe shartimin, për çka më parë nevojitet të prodhohen nënshartesat.

Me ndihmën e farave rrush serezi shumohet në kuadër të institucioneve shkencore, e me qëllim përftimi të kultivarëve të rinj.

Shartimi preferohet kryesisht kur dëshirojmë që kultivarët e fisnikëruar të rrush serezit t’i kultivojmë me trung dhe kurorë të diferencuar e jo në formë kaçube. Si nënshartesë për rrush serezin e zi përdoret rrush serezi i artë.

Rrush Serezi i Artë

Rrush serezi i artë (Ribes aureum Purch) është pemë në formë kaçube, e cila arrin lartësinë 2 – 3 m dhe është me origjinë nga veriu i SHBA. Ka fruta në formë të rrumbullakët, ndërsa ngjyra mund të jetë e zezë, e kuqe ose portokalli. Mbi këtë nënshartesë shartohen kultivarët e rrush serezit të zi, me trung dhe kurorë të diferencuar, të cilët, njëherazi kultivohen edhe si pemë dekoruese në oborre. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme