spot_img
HomeBUJKURritet prodhimtaria vendore për 25 për qind

Rritet prodhimtaria vendore për 25 për qind

spot_img

Ndikimi i taksës 100% në ekonominë kosovare nga data 21 nëntor deri me 5 dhjetor 2018, ishte tema e konferencës së Aleancës Kosovare të Bizneseve me media.

Agim Shahini, kryetar i AKB-së tha se nga 21 nëntori deri me 5 dhjetor 2018 kanë realizua një hulumtim në 300 kompani të zgjedhura në industrinë ushqimore, tregtare, shërbyese dhe të ndërtimtarisë me 250 konsumatorë të Kosovës për të ardhë deri në një konstatim se në çfarë mase kanë ndikuar vendimet e taksës 100%.

“Nga kjo rrezulton si pozitive sipas përgjigjeve të respodentëve se ekonomia prodhuese është në drejtim të rimëkëmbjes”, tha Shahini.

Sipas kryetarit të Aleancës Kosovare të Bizneseve, bizneset tregtare janë treguar fleksibile në gjetjen e partnerëve të ri dhe zëvendësim të shpejt, kjo ka ndikuar në rritjen e lehtë të çmimeve, por jo në masën e propaganduar se pa mallra serbe do të çrregullohet tregu tërësisht dhe do të ketë katastrof humanitare dhe kjo del të mos jetë e vërtetë.

“Kosova nga kjo po përfiton shumë si në aspektin ekonomik duke e ndaluar evazionin fiskal tash e 18 vite që mund të jetë disa miliarda euro, ashtu edhe në aspektin politik që tashmë ka kthyer vëmendjen e gjithë botës kah Kosova”, tha Agim Shahini.

Në bazë të hulumtimit del se tek bizneset kosovare masat kanë ndikuar pozitivisht.

Bizneset tregojnë sa sa është rritur shitja e produkteve te tyre në këtë kohë, në industrinë ndërtimore 40%, atë ushqimore 25%, transport 20%, tregëti e shërbime 5% e të tjera 10%.

Ndërkaq bizneset tregojnë edhe se sa është rritur numri i të punsuarve në këtë periudhe, ku në
industrinë ndërtimore është rritur 20%, atë ushqimore 15%, transport 20%, tregëti e shërbime
10%, nuk ka pas rritje 35%.

Ndërsa se a kanë pas vështërsi të bënin zëvendësimin me produkte tjera, 55 % e bizneseve vendore kanë treguar se nuk kanë pasur problem, 25% thonë se kishin vështirësi dhe 20% nuk kanë bërë zëvendësim.

Bizneset tregojnë nga cili shtet po furnizoheni tani, ku nga vendet e BE-së furnizohen 35%, Maqedonia 20%, Shqipëria 20%, Turqia 15%, Azia 7% dhe vendet tjera me 3 për qind.

Se për cilat produkte mund të ketë mungesë në treg, bizneset tregojnë se janë materiali ndërtimor, lënda e parë për paketime, medikamenter medicinale, produkte të grurit e misrit.

Se në cilën industri(sektor) janë rritur çmimet, bizneset tregojnë se shërbimet e transportiti janë rrit 45%, produktet lukse 20%, ndërtimtaria 15%, lënda e parë dhe paketimi 15% dhe produkte ushqimore 5%.

Ndërsa të pyetur se pse po rriten çmimet (faktorët e rritjes), bizneset kanë treguar se ato po ndodhin nga rritja çmimeve në tregun global 50%, mungesa e produkteve 25% dhe për shkak të taksës 100%. 25%.
Se a kanë besim në prodhimin vendor në krahasim me atë të huajinbizneset 50 % janë përgjigjur se kanë besim, ndrësa 25 % jo dhe 25 % nuk e dinë.

Nga cilat vende i preferoni produktet me shumë, bizneset tregojnë se nga BE-ja 55%, Kosova dhe Shqipëria 25%, Turqia 10% dhe Azia dhe e tjera 10%.

A ishte i drejt vendimi i Qeverisë për taksën 100%, 96 % e bizneseve thonë se ishte i drejt, ndërsa 3% janë përgjigjur se nuk ishte i drejtë dhe 1 % nuk e dinë.

98 % e bizneseve thonë se Qeveria nuk duhet ta tërheq vendimin e taksës 100%, 1 % thonë se po duhet ta tërheqin dhe 1 % nuk e dinë.

Kryetari Agim Shahini, tha se AKB konstaton se taksa 100%, ka rritë çmimet në krahasim me një muaj më parë ku është rritë 1%, prodhimi vendor është rritur 25%, punësimi vendor 15%, besimi në prodhim vendor 50%, besimi në Qeverinë e Kosovës 97% dhe importi nga Serbia ka një rënie prej 98.%.

Lumnije Ajdini, menaxhere e përgjithshme e AKB-së, prezantoi rekomandimet për qeverinë, ku Qeveria duhet të jetë edhe më e vendosur për të ruajtur sovranitetin në tërë territorin e Kosovës. Të vendoset në pikën 1 dhe 31 dhe në brezin kufitar me Serbin pjestarë shtesë te dogana e policia për të parandaluar kontrabandën. Të heqë taksat për grurë, miser miell, vaj, detergjent dhe në produktet tjera esenciale që ndikojnë në shportën e konsumatorit. Të mbështetet promovimi i biznesit vendor më shumë.

Lumnije Ajdini, prezantoi edhe rekomandimet për biznesin vendor. AKB-ja, për 16 vite me rradhë ka bërë thirrje për konsum të produkteve vendore, andaj duhet që të kemi prodhime dhe importe të cilësisë më të lartë. Rritja e kapaciteve prodhuese vendore. Prodhim dhe importe me çmime të konkurueshme. Furnizim të mjaftueshëm për qytetarët e Kosovës dhe punësim të ri./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme