spot_img
HomeBUJKURritet prodhimit i djathit në Shqipëri

Rritet prodhimit i djathit në Shqipëri

spot_img

Brenda një periudhë tre vjeçare, Shqipëria ka trefishuar sasinë e djathit të fortë që prodhon.

Referuar shifrave të INSTAT, sasia e djathit të fortë që është prodhuar në vitin 2017 është 918 ton, me një rritje prej 385 ton më shumë në krahasim me 2016 (533 ton). E në krahasim me vitin 2015, rritja është me 734 ton më shumë (284 ton).

Ndërsa sa i përket djathit gjysëm të fortë, sasia e tij ka shënuar ulje në tre vitet e fundit.

Nga 4.478 ton në vitin 2015 e 4334 ton në vitin 2016 sasia ka shkuar në 4.094 ton në vitin 2017.

E sa i përket djathit të butë, sasia e prodhuar ka shënuar rritje në tre vitet e fundit. Në vitin 2015 sasia e djathit të butë të prodhuar ishte 8.092 ton, në 2016 8.101 ton ndërsa në vitin2017 8.256 ton.

Ndërkohë prodhime të tjera si gjizë qumështi, salcë kosi kanë shënuar dyfishim në një periudhë tre vjeçare.

Në vitin 2015 u prodhuan 679 ton, në 2016 1.334 ton dhe në 2017 1.445 ton./dita

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme