spot_img
HomeEKONOMIRriten çmimet e konsumit për 1.5 për qind

Rriten çmimet e konsumit për 1.5 për qind

spot_img

Agjencia e Statistikave të Kosovës ASK ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” IHÇK për vitin 2017.

Publikimi vjetor i Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit IHÇK i harmonizuar sipas konceptit ndërkombëtar, është implementuar nga muaji janar i vitit 2015 dhe përmban seritë kohore në baza vjetore për periudhën 2002 – 2017 të rillogaritur me vitin bazë 2015.

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit IHÇK në vend në vitin 2017 ishte më i lartë në një mesatare prej 1.5 për qind  krahasuar me vitin 2016.

Kjo, kryesisht është shpjeguar me rritjen e çmimeve të konsumit te: përdorimi i pajisjeve për transportin personal 5.8 për qind me një ndikim prej 0.4 për qind; rryma, gazi dhe lëndët djegëse të tjera 6.0 për qind me një ndikim prej 0.3 për qind; duhani 5.7 për qind me një ndikim prej 0.2 për qind; buka dhe drithërat 0.7 për qind; mishi 1.0 për qind; qumështi, djathi dhe vezët 2.1 për qind; pemët 7.3 për qind; sheqeri dhe ëmbëlsirat 4.6 për qind; kafja, çaji dhe kakao 8.1%; uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet 1.1 për qind; këpucët 3.7 për qind, ku secili nëngrup ndikoi me 0.1 për qind në IHÇK.

Kurse, rënie e çmimeve mund të vërehet te: blerja e automjeteve -1.4 për qind; pajisjet audio-vizuele, fotografike dhe për përpunimin e informative -5.8 për qind, ku secili nëngrup ndikoi me
-0.1 për qind në IHÇK. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme