spot_img
HomeBUJKUBlegtoriRëndësia ekonomike e deleve

Rëndësia ekonomike e deleve

spot_img

Me shtimin e numrit të popullsisë, si në botë ashtu edhe tek ne, lindin kërkesa më të mëdha për sigurimin e ushqimit. Dhentaria si prodhimtari primare dhe burim i ushqimit për njeriun ka rol të rëndësishëm, si në vendet e zhvilluara ashtu edhe në ato në zhvillim. Delja është lloj mjaft i dobishëm i kafshëve shtëpiake, sepse prej sajë merren prodhimet e çmueshme për ushqim të njeriut dhe veshmbathjen e tij. Mishi dhe qumështi janë produkte mjaft me rëndësi dhe me përmbajtje të lartë të lëndëve ushqyese për njeriun. Gjithashtu leshi, lëkura dhe gëzofë shfrytëzohen për veshmbathjen e njeriut. Leshi që prodhohet nga delet është prodhim kryesor i cili përdoret si lëndë e parë në industrinë e tekstilit.

Përveç që përdoret për veshmbathje dhe në industrinë e tekstilit, në disa vende të botës leshi përdoret edhe për qëllime të tjera si p.sh. në Mongoli nga leshi përgatiten tendat në të cilat njerëzit banojnë gjatë tërë vitit.

Gjithashtu, qumështi i deleve është produkt mjaft me rëndësi për ushqimin e njeriut, sidomos në viset kodrinore malore, ku llojet tjera të kafshëve shtëpiake nuk mund të kultivohen. Njeriu përveç që e kultivon delen dhe e shfrytëzon qumështin si produkt të pastër, nga ai nxjerrë edhe nënprodukte të tij të ndryshme, si djathin, kosin, jogurtin etj. Sot ekzistojnë raca të ndryshme që karakterizohen me prodhimtari të sasive të mëdha të qumështit (raca e frizisë deri 1500 kg qumësht gjatë një laktacioni).

Mishi i deleve si burim i rëndësishëm për të ushqyerit e njeriut, gjithashtu më tepër përdoret për ushqim në viset kodrinore malore ku kafshët tjera nuk mund të kultivohen. Mirëpo në disa vende të zhvilluara sikurse në Francë, Angli etj, mjaft shumë përdoret mishi i

qengjit sepse lehtë tretet në organizëm, e në disa shtete tjera si në Belgjikë dhe Gjermani mishi i qengjit është mjaft i kërkuar dhe me çmim të lartë.

Edhe lëkura dhe gëzofët janë mjaft të çmueshëm për veshmbathjen e njeriut (sidomos nga raca Karakull). Edhe plehu, si produkt dytësor që fitohet nga delet, ka rëndësinë e vet ekonomike për pasurimin e tokës me lëndë ushqyese organike (nga 1 krerë dele me kondicion mesatar, në vit prodhohet rreth një tonelatë pleh). Është karakteristike se delja mund të kultivohet në vise të ndryshme, pasi që ka aftësi më të lartë për ecje, shkëlqyeshëm e shfrytëzon kullosën (edhe atë të vobektë të cilën nuk mund ta shfrytëzojnë kafshët tjera) dhe mjaft lehtë aklimatizohet.

Prejardhja e deleve

Shumica e hulumtuesve kanë ardhur në përfundim se delja e ka prejardhjen nga dy forma të egra:

  1. MUFLONI dhe
  2. ARGALI.

Ekzistojnë 3 tipe të Muflonit:

  • Mufloni Europian (ovis musimon )
  • Mufloni i Azisë së vogël (ovis orientalis)
  • Mufloni Avganistanezo-indian (ovis vignei)

/Gazeta Bujku / Blegtoria e Veçantë

 

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme