spot_img
HomeBUJKURëndësia ekonomike dhe ushqyese e pemëve të imëta

Rëndësia ekonomike dhe ushqyese e pemëve të imëta

spot_img

Që nga kohet e lashta frutat e pemëve të imëta janë përdorur si ushqim i njerëzve, ndërsa të gjitha pjesët e bimës, falë vetive të shumta mjekuese, janë përdorur për shërimin e sëmundjeve të ndryshme.

Frutat e dredhëzës, të mjedrës dhe të manaferrës me aromën e tyre të këndshme dhe me vlerat e larta ushqyese janë shumë tërheqëse për konsumatorin.

Frutat nuk kanë vetëm vlera ushqyese, por, kanë edhe vlera higjienike, dietoprofilaktike dhe dietoterapeutike.

Frutat e tyre janë katalizatorë te metabolizmit. Pemët e imëta angazhojnë numër të madh të fuqisë punëtore dhe plasmani i frutave në tregun e brendshëm dhe atë ndërkombëtare bëhet pa vështirësi. Frutat e tyre përdoren për ngrënie. në gjendje të freskët ose për përpunim në industri. Për përfitimin e lëngjeve, të reçelrave. të marmelatës. të produkteve të tjera, apo mbahen të ngrira, si mall rolent.

Vlerat ushqyese të frutave të dredhëzës mbështeten në përmbajtje të lartë të sheqernave (8 – 6%). të acideve organike. të vitaminave (C, E, B1. B6. K. PP), të minerale (Ca. K. P, Mg. Fe. S etj.) dhe në lehtësinë e asimilimit të tyre nga organizmi i njeriut.

Frutat e mjedrës përdoren për përpunime të ndryshme ose për përmirësimin e cilësisë së prodhimeve të tjera. si dhe rreth 6% të tyre përdorën për përpunime shtëpiake për ëmbëlsira apo për ngrënie në gjendje të freskët. Ato përmbajnë 3.6 – 8.9 % sheqerna. materie minerale 0.3 – 0.6 ndërsa vitaminë C përmban 17.3 -53.2 mg për 100 gr fruta.

Në grupin e pemëve të imëta mjedra ka më së shumti vitaminë A, sheqer (në formë të invertazës) 5.90 – l4.76 %. acide (acid malik) 0.88 1.47 %, materie të thata 1010-1840 %, lëndë tanine, aromatike, etj. Frutat përmbajnë materie minerale, kripëra të kaliumit, të magnezit, të hekurit, pastaj karotinë. pektinë, si dhe në sasi të vogël të vitaminave Bl, PP, E, dhe P.

Rëndësia ekonomike e pemëve të imëta pasqyrohet edhe nëpërmjet karakteristikave të tjera. që kanë këto kultura, siç janë:

  • rendimente mjaft të larta për një ha (mbi 20.000 kg) dhe plasmani i tyre në treg bëhet pa vështirësi;
  • japin fruta një vit pas mbjelljes (mjedra dhe manaferra), ndërsa dredhëza në vitin e parë. prandaj kthehen shumë shpejt investimet e bëra;
  • janë kultura pemëtare që e rrisin standardin e popullsisë, duke inkuadruar numër të madh të fuqisë punëtore, gjë që është me rëndësi të veçantë, sidomos për viset kodrinore- malore;
  • pas pjekjes, frutat e pemëve të imëta qëndrojnë pak. por ato mund të ngrihen në fllau-friz si “rolet” në temperaturë -38 o Këta fruta mund të ruhen në gjendje të ngrirë me muaj dhe vite të tëra në temperaturë rreth -18 oC.

Duke u bazuar në këto dhe në vetitë e tjera mund të konstatohet se dredhëza, mjedra dhe manaferra kanë vlera të mëdha ushqyese ekonomike./Gazeta Bujku

 

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme