Kjo broshurë rritë aftësitë e fermerëve për format e përdorimit të plehrave organike dhe minerale si dhe caktimin e sasisë dhe kohës së përdorimit të tyre te kulturat e mbjella në atë sipërfaqe të tokës, si rezultat i analizave të tokës me Institutin e Bujqësisë ne Peje.
Një menaxhim adekuate i përdorimit të plehrave ndikon direkt në ruajtjen e cilësisë dhe pjellorisë së tokës ku rritë aftësinë e bimës për shfrytëzim racional të elementeve ushqyese dhe si i tillë ndikon në cilësi dhe sasi më të lartë të rendimentit.
Kjo fushatë është duke u mbështetur përmes projektit dy-vjeçar të BE-së për të forcuar shërbimet këshilluese dhe teknike të MBPZHR-së. Projekti e ndihmon MBPZHR që të koordinoj rrjetin këshillues të këshilltarëve lokal dhe organeve private këshilluese; si dhe promovimin e mundësive dhe përfitimeve për komunitetin bujqësor për shfrytëzimin e shërbimeve këshillimore; Projekti gjithashtu mbështet zbatimin e masave të zhvillimit rural që kanë për qëllim përdorimin e shërbimeve këshilluese në fermë; si dhe dhe të sigurohet që trajnimi është i harmonizuar me kërkesat e BE-së në kuadër të Politikës së Përbashkët Bujqësore dhe IPARD.
Rëndësia e menaxhimit të plehërimit konsiston:
- Në rritjen e rendimentit të bimëve të kultivuara,
- Në rritjen e cilësisë të frutave,
- Ndikim direkt në kohëzgjatjen e ruajtjes së frutave pas vjeljes,
- Ruajtja e pjellorisë të tokës për kulturën pas ardhëse,
- Ruajtjen e reaksionit të tokës përmes plehërimit.
Vlerat ushqyese të nevojshme me sipas elementeve N,P,K,Ca dhe Mg:
Kultura | Rendimenti t/ha | Materje aktive të nevojshme vetëm për rendimet të frutit kg/ha | ||||
N | P | K | Ca | Mg | ||
Molla | 40 | 40 | 12 | 88 | 16 | 8 |
Dardha | 40 | 35 | 7 | 70 | 70 | 10 |
Kumbulla | 25 | 25 | 12 | 50 | 10 | 5 |
Qershia | 15 | 57 | 15 | 75 | 15 | 15 |
Pjeshka | 40 | 44 | 12 | 84 | 32 | 16 |
Rrushi T | 25 | 37 | 10 | 100 | 12 | 7 |
Rrushi V | 15 | 22 | 6 | 75 | 4 | 4 |
Dredhëza | 25 | 47 | 15 | 80 | 27 | 5 |
Mjedra | 18 | 75 | 30 | 60 | ||
Domatja | 150 | 225 | 60 | 420 | 22 | 30 |
Speci | 50 | 100 | 30 | 175 | 25 | 15 |
Trangulli | 150 | 165 | 75 | 300 | 37 | 30 |
Shalqiri | 70 | 84 | 42 | 189 | 35 | 35 |
Pjepri | 40 | 80 | 30 | 175 | 50 | 20 |
Patatja | 60 | 114 | 54 | 306 | 6 | 6 |
Kungulli | 70 | 84 | 63 | 252 | 28 | 7 |
Lakra kokë | 60 | 270 | 78 | 300 | 276 | 30 |
Sallata | 30 | 42 | 27 | 126 | 33 | 9 |
Qepa | 50 | 70 | 50 | 80 | 40 | 15 |
Gruri | 6 | 132 | 60 | 42 | 6 | 18 |
Misri | 10 | 130 | 80 | 50 | 30 | 20 |
III. Rekomandimi për kultivimin e bimëve në bazë të tolerances së aciditetit të tokës:
- Bimët pak tolerante pH 6.8-6.0: asparagu, rrokulli, lulelakra, lakra kokë, qepa, spinaqi, molla, dardha, kumbulla, qershia, arra, lajthia, thana, agrumet vishnja, dredhëza, gruri, elbi, thekra, misri.
- Bimët mesatarisht tolerante pH 6.8-5.5: fasulja, bizelja, speci, domatja, hudhra, karota, kungulli, trangulli, gështenja, manaferra, mjedra
- Bimët shum tolerante pH 6.8-5.0: shalqiri, patatja, boronica.
Përdorimi i mundeshem i plehrave në bazë të reaksionit të tokës:
- Në tokat acidike preferohet që të aplikohen plehra me ndikim neutral apo alkalik psh: Urea 46% N, DAP 21 %N dhe 53% P2O5, NitratKaliumi 13% N dhe 46% K2O, Sulfat Kaliumi 50% K2O dhe 18% S, Klorur Kaliumi 60-62% K2O, Sulfat Kaliumi 25% K2O dhe 17% S, Nitrat Kalciumi 15% N dhe 26.5 % CaO, Oksid Kalciumi 50% CaO dhe Sulfat Magnezi
- Në tokat alkalike (bazike) preferohet që të aplikohen plehra me ndikim acidik apo neutral psh: Sulfat amoni 21% N dhe 24% S, Nitrat amoni 33% N, MAP 12% N dhe 61% P2O5, Monokalium Fosfati 34% K2O dhe 52% P2O5, Dikalium Fosfati 54% K2O dhe 40% P2O5.
- Rekomandimi për kultivimin e bimëve në bazë të tolerancës së kripërave në tokës:
- Bimë shumë tolerante: spinaqi, bizelja , asparagu, .
- Bimë mesatarisht tolerante: rrokulli, lulelakra, lakra kokë, brokulli, domatja, speci, misri, qepa, trangulli, shalqini, kungulli, rrushi.
- Bimë pak tolerante: fasulja, rrepakuqe, bizelja kopshtit, karrota, dredhza, molla, boronica, qerrshia, pjeshka, dardha, kumbulla, mjedra.
V . Rekomandimet për përmirsimin e pjellorisë së tokave
a)Përmirësimi i reaksionit të tokës:
Për ta përmirësuar reaksionit e tokës për kulturën e planifikuar për mbjellje rekomandohet që të aplikohet gëlqerimi i tokës me gëlqere dhe për ta ngritur pH për një njësi (psh 5.5 – 6.5) aplikohen:
- Toka te lehta 200 g/m2
- Toka te mesme 350g/m2
- Toka të rënda 700 g/m2
Gjithmonë duke pasur parasysh % e përmbajtjes së kalciumit.
Format që mund të aplikohen për gëlqerim:
- Guri gelqeror CaCO3 – 50%
- Gelqerja e pjekur CaO 90%
- Gelqerja e shuar Ca (OH)2 60-70%
- Dollomit CaCO3 x MgCO3 me 30%Ca dhe 20%MgO
- Lapor 95% gelqere
b) Përmirësimi i pjellorisë së tokës me materie organike
- Nëse përmbajtja e humusit në tokë është e ulët (0-2%) preferohet të shtohen 40-60 t/ha plehë shtalle gjysmë i pjekur.
- Nëse përmbajtja e humusit në tokë është mesatare (2-4%) preferohet të shtohen 20-40 t/ha plehë shtalle gjysmë i pjekur.
- Nëse përmbajtja e humusit në tokë është e lartë (4-8%) preferohet të shtohen 0-20 t/ha plehë shtalle gjysëm i pjekur.
c) Përmirësimi i pjellorisë së tokës me Azot:
- Nëse përmbajtja e azotit në tokë është e ulët (0-0.1%) preferohet të shtohen 108-144 kg/ha materie aktive azotike.
- Nëse përmbajtja e azotit në tokë është e mesatare (0.11-0.2%) preferohet të shtohen 72-108 kg/ha materie aktive azotike.
- Nëse përmbajtja e azotit në tokë është e lartë (0.21-0.4%) preferohet të shtohen 0-72 kg/ha materie aktive azotike.
d) Përmirësimi i pjellorisë së tokës me Fosfor:
- Nëse përmbajtja e fosforit në tokë është e ulët (0-10.0 mg/100g) preferohet të shtohen 108-180 kg/ha materie aktive fosforike.
- Nëse përmbajtja e fosforit në tokë është e mesatare (10.1-18.0 mg/100g) preferohet të shtohen 50.4-108 kg/ha materie aktive fosforike.
- Nëse përmbajtja e fosforit në tokë është e lartë (18.1-36.7 mg/100g) preferohet të shtohen 0-50.4 kg/ha materie aktive fosforike.
e) Përmirësimi i pjellorisë së tokës me Kalium:
- Nëse përmbajtja e kaliumit në tokë është e ulët (0-14.0 mg/100g) preferohet të shtohen 226-378 kg/ha materie aktive të kaliumit.
- Nëse përmbajtja e kaliumit në tokë është e mesme (14.1-28.0 mg/100g) preferohet të shtohen 226-75 kg/ha materie aktive të kaliumit.
- Nëse përmbajtja e kaliumit në tokë është e lartë (28.1-40.0 mg/100g) preferohet të shtohen 0-75 kg/ha materie aktive të kaliumit.
f) Përmirësimi i pjellorisë së tokës me Kalcium:
Nëse përmbajtja e kalciumit në tokë është e ulët preferohet që të aplikohen plehra me përmbajtje të kalciumit ose kalciumi në përmbajtje me elementet tjera ushqyese:
- Nitrati amonit gëlqeror NAG-27%N dhe 8-9% CaO,
- Nitrati kalciumit 24 % CaO,
- SuperFosfati 20%P + 50% CaSO4
g) Përmirësimi i pjellorisë së tokës me Magnez:
Nëse përmbajtja e magnezit në tokë është e ulët preferohet që të aplikohen plehra me përmbajtje të magnezit ose magnezi në përmbajtje me elementet tjera ushqyese:
- Sulfat magnezi,
- Kalium magnezi,
- Plehra granulave me përmbajtje të magnezit,
- Plehra kristalore me përmbajtje të magnezit.
Lista e plehrave të ndryshëm që mund të gjenden në tregun vendore shënim: te blihet lloji specifik i plehut sipas rekomandimeve në broshurë):
- Plehrat granulare:
NPK 8:15:15,
NPK 9:15:15,
NPK 15:15:15,
NPK 7:20:14,
NPK 7:22:14,
NPK 8:16:20,
NPK 8:16:24,
NPK 10:20:30,
NPK 10:12:26,
NPK 10:15:15,
SuperFosfat 18-20% P,
Nitrat Kaliumi 13% N dhe 46% K,
Nitrat Amoni 34.8 %N,
Urea 46% N,
NAG 26-27% N etj.
- Plehra kristalore:
NPK 20:20:20,
NPK 18:18:18,
NPK 10:40:10,
NPK 10:35:10,
NPK 9:16:10,
NPK 11:12:17,
NPK 15:3:39, NPK 6:12:18,
NPK12:5:38 etj.
- Plehrat foliare:
Nitrat amoni 50%N,
Nitrat Kalciumi 47%,
Bor 8%,
Nitrat Magnezi 36%,
Klorur kalciumi 30%,
Fe-amonium nitrat,
Sulfat magnezi 35%,
NPK 3:20:28 + 3% EDTA,
NPK 9:0:6 + 2% MgO,
NPK 3:40:0,
NPK 31:0:0,
NPK 12:5:7,
NPK 0:36:0 etj
/Gazeta Bujku / Keshillabujqesore.com
Materiali është përgaditur nga Instituti Bujqësor i Kosovës- Pejë