Drejtoria e Bujqësisë në komunën e Rahovecit, ka njoftuar fermerët se ka nisur punën komisioni për verifikimin e të mbjellave bujqësore.
Njoftimi i plotë:
Fermer të nderuar, ju njoftojm se komisioni për verifikimin e mbjellurave bujqësore të aplikuara për pagesa direkte (subvencione) nga AZHB-ja kan filluar punën ekipore në teren.
Sot gjatë ditës së bashku me komisionin e AZHB-së ka dalur në terren edhe Drejtori i Bujqësisë z. Berat Duraku ku ka kërkuar nga komisioni që të merren parasysh situatat kur fermerët e kanë përfunduar fazën e vjeljes/korrjes, ku shumica e tyre e kanë kryer edhe lavrimin.
Andaj, kërkojmë edhe nga fermerët që të të kenë bashkëpunim më të mirë gjatë verifikimit në terren./Gazeta Bujku