spot_img
HomeBUJKURahovec, fillon punën komisioni për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga breshëri

Rahovec, fillon punën komisioni për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga breshëri

spot_img

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latif, gjatë ditës së djeshme, ka nënshkruar vendimet për formimin e komisioneve për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në bujqësi, amvisëri dhe ekonomi familjare , infrastrukturë publike, shkolla, fusha sportive, rrugë, rrugica, kanalizime të shkaktuara nga breshëri dhe shirat e rrëmbyeshëm me date 14.15.16 qershor 2018.

Zyrtarët komunal të emëruar nëpër këto komisione, nga sot kanë dal në teren për të marrë të dhëna dhe më  pastaj të përgatitin raportin më në detaje lidhur me vlerësimin e dëmeve dhe shkallën e dëmtimit dhe koston e këtyre dëmeve.

Emrat e anëtarëve të komisionit për Vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në amvisëri dhe ekonomi familjare janë: Esat Hoti kryesues, Njazi Sokoli, Gzim Makshana , Fidan Hoti dhe Asllan Mazreku.Emrat e anëtarëve të komisionit për Vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në bujqësi janë: Nysret Shala kryesues, Jeton Kryeziu, Ilvi Durguti, Selami Mashuku dhe Nesimi Sharku. Emrat e anëtarëve të komisionit për Vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në infrastrukturë publike, shkolla, fusha sportive, rrugë, rrugica, kanalizime janë : Sylejman Daka kryesues Venhar Topalli dhe Vadet Kadiri.

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme