spot_img
HomeBUJKURacat e pulave për mish

Racat e pulave për mish

spot_img

Këto raca karakterizohen me trup të madh, sa i përket gjerësisë dhe thellësisë, e sidomos muskulatura është e zhvilluar në pjesën e gjoksit, skeleti është i lehtë, kurse gjymtyrët e shkurtra. Përfaqësuesit më të vjetër dhe më të rëndë të këtij grupi janë racat Aziatike të pulave, si: Langshan, Brahma, Koshin (Koshinshina) dhe raca Kornish. Gjatë seleksionimit të këtyre racave rëndësi më e madhe i është kushtuar shtimit të masës trupore.

Këto raca dallohen me prodhimtari të ulët të vezëve dhe prodhojnë rreth 100-120 vezë brenda vitit. Zogjtë e këtyre racave kanë rritje të ngadalshme dhe ngadalë vishen me pupla. Janë raca të vonshme që në riprodhim hyjnë në moshën 8 muaj. Relativisht pak e shfrytëzojnë kullosën, kështu që janë të varura nga ushqimi që e siguron njeriu gjegjësisht nga ushqimi i koncentruar. Mishi i tyre karakterizohet me fibrile (pejza) të vrazhda dhe është pa aromë.

Për arsye të faktorëve të përmendur këto raca rrallë përdoren si të pastra, por më së shumti përdoren për kryqëzim dhe fitimin e hibrideve me prodhimtari të lartë të mishit cilësor, brenda një kohe të shkurtër. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme