spot_img
HomeBUJKURaca e pulave Italiane

Raca e pulave Italiane

spot_img

Kjo racë prejardhjen e ka nga Italia që mjaft është shfrytëzuar nga seleksionuesit amerikan të cilët përmes kryqëzimit të kësaj race me raca tjera i kanë fituar racat e vendit që mjaft lehtë janë aklimatizuar në vendet gjegjëse.

Ekzistojnë disa tipe të kësaj race, por më të përhapur janë:

  • Tipi i zi,
  • Tipi i bardhë,
  • Tipi i argjendtë, dhe
  • Tipi fëllanzak i cili është më i përhapuri.

Related image

Vetitë prodhuese – pulat e kësaj race peshojnë 1,5-2,5 kg, kurse gjelat 2,5-3,0 kg. Poashtu është racë e hershme që zogëzat hyjnë në prodhim në moshën 5-6 muaj. Raca italiane brenda vitit prodhon 140-180 vezë, por ekzistojnë edhe individ që brenda vitit prodhojnë mbi 200 vezë. Vezët janë me ngjyrë të bardhë dhe me masë mesatare rreth 60 g.

Image result for ancona chicken

Karakteristik e kësaj race, e sidomos e tipit fëllanzak, është se zogjtë mund të dallohen sipas gjinisë qysh në ditën e parë, pasi që femrat gjatë tërë gjatësisë së qafës kanë ngjyrë më të mbyllët të puplave në krahasim me meshkujt. Kjo racë mjaft mirë e shfrytëzon kullosën dhe ushqimin e koncentruar si dhe lehtë u përshtatet kushteve të reja të kultivimit. Karakterizohet me trup të fortë dhe ndërtim tipik për prodhimtarinë e vezëve.

Burimi: Libri “Blegtoria e Veçantë”

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme