Është formuar nën ndikimin e racës kuq e bardhë holandeze dhe është e ngjashme është me racën zi e bardhë gjermane, por është diç më e ulët dhe më e plotë nga ajo. Hyn në grupin e gjedheve me madhësi mesatare, me trup të thellë dhe me brirë të rrumbullakëta, lartësi të xhidavisë rreth 130 cm, kurse lartësia e xhidavisë së demave është rreth 139 cm.
Lopët kanë masë trupore 650 kg, kurse demat rreth 1.000 kg. Ka gjoks të gjerë me mjaft muskuj, shpinë dhe kryqëza të gjëra.
Ka prodhim mesatar të qumështit rreth 8.000 kg/laktacion me 4,15% yndyrë dhe 3,37% proteina. Është importuar edhe tek ne pas luftës së dytë botërore. /Gazeta Bujku