spot_img
HomeBUJKUBlegtoriQumështi dhe mishi i dhive

Qumështi dhe mishi i dhive

spot_img

Dhitë japin një mori prodhimesh, por nga më të rëndësishmet janë qumështi dhe mishi. Qumështi i dhisë është me cilësi mjaft të lartë dhe i përshtatshëm për të ushqyerit e njeriut, pasi që përmban lëndë ushqyese të cilat janë lehtë të tretshme nga organizmi i njeriut.

Qumështi i dhisë nuk ka shije të veçantë, por ka shije dhe aromë të njëjtë me qumështin e llojeve tjera të kafshëve. Erë të keqe qumështi i dhisë mund të fitojë vetëm atëherë kur dhitë që janë në laktacion (milen) mbahen së bashku me cjeptë dhe era e pakëndshme nga cjeptë përcillet tek dhitë, nga të cilat bartet në qumësht.

Qumështi i dhisë është me vlerë më të lartë shqyese se qumështi i lopës, sepse shumë më lehtë tretet në organizmin e njeriut. Përveç kësaj ka një përqindje më të lartë të yndyrës, e cila është e shpërndarë në pikëza të vogla të yndyrës, është i pasur me lëndë minerale, sidomos kalcium, për këtë arsye është shumë i përshtatshëm dhe preferohet për ushqimin e fëmijëve, pleqve, njerëzve të sëmur (preferohet për ata që vuajnë nga diabeti), etj. Pikëzat yndyrore të këtij qumështi janë shumë të vogla, me diametër rreth 4 mikron. Karakteristikë është edhe kazeina e qumështit të dhisë e cila ka rëndësi shumë më të vogël se kazeina e qumështit të lopës (është më e rrallë) dhe shumë më mirë e pranon dhe e tretë lukthi, dhe shumë më lehtë enzimat proteolitike depërtojnë në te dhe e bëjnë më të tretshme. Qumështi i dhisë përdoret si i freskët dhe si i përpunuar (në jogurt, kos, djathëra speciale, etj.).

Përveç qumështit edhe mishi i dhisë është i rëndësishëm për të ushqyerit e njeriut. Është kafshë mjaft pjellore dhe jep sasi të konsiderueshme të mishit të kecit (edhit). Mesatarisht, nga një dhi mund të fitohen 40-50 kg mish cilësor keci brenda një viti. Mishi i kecit të ri ka pak yndyrë (më pak se mishi i qengjit) dhe si i pjekur ka shije dhe aromë mjaftë të këndshme. Mishi i cjepve të vjetër (për riprodhim) ka erë dhe shije të pakëndshme, andaj për ta larguar këtë erë ata së pari duhet kastruar, të trashen dhe pastaj të theren dhe të përdoren për ushqim.

Me qenë se te krerët e vjetra hetohet erë dhe aromë jo e dëshirueshme, praktikohet që të theren krerët e rijë, kurse ato të vjetrat, së pari të largohen nga riprodhimi, pastaj të trashen dhe tek pastaj të theren. Në rast se përdoret mishi i krerëve të vjetër, atëherë ky duhet të përdoret si i përpunuar apo duhet të përzihet me lloje të tjera të mishrave të kafshëve shtëpiake. Mishi i kecit klasifikohet njëjtë sikurse mishi i qengjit dhe është pothuaj me cilësi të njëjtë me mishin e qengjit (diç më cilësor pasi keci ka më pakë dhjam). /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme