spot_img
HomeBUJKUBlegtoriProdhimi i mishit dhe qumështit kualitativ

Prodhimi i mishit dhe qumështit kualitativ

spot_img

Përfituesja Hysnije Pirku është femër kryefamiljare e cila kujdeset për 4 anëtarë të familjes. Para mbështetjes sonë ferma ishte në gjendje shume të vështirë në përpunimin dhe ruajtjen e qumështit. Duke marrë parasysh rastin e vështirë social ky grant është financuar 100 për qind nga donatori Agjencioni Austriak për Zhvillim. Granti është shfrytëzuar në ndërtimin e stallës së re me hapësirë prej 100 m2.

Para përfitimit të grantit fermerja kishte 10 lopë qumështore ndërsa pas përfitimit numri është rritur në 20 nga to 13 lopë qumështore dhe 7 viça. Më parë kapaciteti i qumështit ishte 120 L për ditë ndërsa pas investimi masa e qumështit është rritur në 160 litra. Pas monitorimit të parë fitimet nga shitjet e qumështit janë rritur për 50 gjegjësisht 7,000.00 €.

Sa i përket situatës së punësimit përmes projektit, tre anëtarë janë angazhuar në menaxhimin e fermës qumështore. Aktualisht në vitin 2018 fermerja ka 10 lopë qumështore 9 viça dhe 3 meshqerra. Kapaciteti i prodhimit ditor të qumështit është 130 litra dhe të ardhurat e përgjithshme të fermeres pas përfitimit të grantit janë rritur 60 për qind.

“Ndihma e donatorit ADA’s dhe mbështetja e LDF-së me kanë dhënë shpresë për të ardhmen” tha Hysnije Pirku.

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme