spot_img
HomeLAJMET E FUNDITPrizren, vendoset 'Druri i vetëdijesimit' për një mjedis të pastër

Prizren, vendoset ‘Druri i vetëdijesimit’ për një mjedis të pastër

spot_img

Në zonën më të frekuentuar të qytetit, në sheshin Shadërvan, sot është vendosur “Druri i vetëdijesimit”, në kuadër të fushatës për mjedis të pastër #GiveGreenAChance, që po implementohet nga Zyra Informative dhe Kulturore e Bashkimit Evropian.

Në lansimin e tij ishin prezentë drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Levent Kasemi, Shefja e Kabinetit, Krenare Koqi dhe përfaqësuesit nga Zyra e BE-së, Annette Fath-Lihic dhe Agron Osmani.

Druri i vetëdijesimit është një formë instalacioni që ka për qëllim të shfaq ndotjen që po i shkaktohet ambientit. Ky dru, që do të qëndrojë në shesh për dhjetë ditë rresht, do të krijojë hapësirë për qytetarët që t’i vënë mbeturinat dhe qeset plastike përreth tij, si një formë “dekorimi”, që më pas do të shpalosë ndotjen potenciale që i bëjmë ambientit. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme