spot_img
HomeBUJKUBlegtoriPraktikat e mira për prodhimin e qumështit të pasterizuar

Praktikat e mira për prodhimin e qumështit të pasterizuar

spot_img

gritja e temperaturave gjatë sezonit veror rritë mundësinë e ngritjes së numrit të baktereve në qumësht gjë që mund të rezultojë edhe me ndryshimin e parametrave të qumështit të freskët sidomos në shkallën e aciditetit, numrit të përgjithshëm të baktereve dhe atyre të rrezikshme për shëndetin e konsumatorit.

Me qëllim që të arrihen rezultatet pozitive në zhvillimin e sektorit dhe ruajtjes së shëndetit të konsumatorit përmes qumështit të pasterizuar gjatë sezonit veror duhet të shtohet kujdesi në të gjitha fazat e prodhimit, përpunimit dhe ruajtjes së qumështit. Pra në sezonin veror është përgjegjësi e të gjithëve: prodhuesve, përpunuesve dhe tregtuesve që të shtojnë kujdesin me qëllim që të prodhohet qumësht cilësor dhe që garanton shëndetin e konsumatorit.

Përgjegjësitë e prodhuesve:

  • Ngritja e nivelit të higjienës në fermë: largimi i plehut, ajrosja, ndriçimi dhe masat tjera higjienike;
  • Ngritja e nivelit të higjienës së kafshëve dhe kujdesit: pastrimi i kafshëve, pastrimi dhe dezinfektimi i gjirit;
  • Higjiena e pajisjeve mjelëse: pastrimi, dezinfektimi dhe shpëlarja e pajisjeve mjelëse dhe pajisjeve për ruajtjen dhe transportin e qumështit ( laktofrizët dhe bidonët);
  • Higjiena personale: larja e duarve, rrobave dhe mbathjeve;
  • Të mos lejoj hyrjen në fermë të personave tjerë;
  • Deponimi i qumështit të bëhet në temperaturë deri në 5° C dhe
  • Të realizoj analizat e qumështit përmes projektit “ Transparenca dhe neutraliteti në marrjen e mostrave

Përgjegjësitë e përpunuesve:

  • Analizat e qumështit përmes projektit “ Transparenca dhe neutraliteti në marrjen e mostrave” dhe në laboratorët interno të qumështores;
  • Pastrimi dhe dezinfektimi i mjeteve për transportin dhe ruajtjen e qumështit;
  • Trajtimi ndaras i qumështit të freskët për prodhimin e qumështit të pasterizuar nga qumështi për prodhimet tjera nga pranimi deri në përpunim;
  • Ruajtja në temperaturë deri në 5° C;
  • Pastrimi dhe dezinfektimi i pajisjeve dhe linjave teknologjike;
  • Kontrolli i temperaturës së pasterizimit, rekomandohet të aplikohen edhe analizat e kohë pas kohëshme laboratorike për kontrollin e pasterizimit ( prova e fosfatazës) dhe
  • Transporti gjatë furnizimit me transportues frigorifer dhe në temperaturë adekuate.

Përgjegjësitë e tregtuesve:

  • Ruajtja e qumështit të bëhet ndaras dhe temperatura e ruajtjes të jetë sipas rekomandimeve të prodhuesit;
  • Ndalohet rreptësisht që qumështi të ekspozohet në temperatura të larta dhe në diell.;
  • Kontrolli i rregullt i temperaturës së frigoriferëve.

Përgjegjësitë e AUV

  • Të shtoj numrin e kontrollit në nivel të fermave, përpunuesve dhe tregtuesve;
  • Të ngritë numrin e marrjes së mostrave me qëllim të verifikimit të sigurisë dhe cilësisë
  • Të intensifikojë bashkëpunimin me projektin “ Transparenca dhe neutraliteti në marrjen e mostrave” dhe me Laboratorin e AUV dhe
  • Të aplikoj masa shtesë, sipas nevojës, për ruajtjen e shëndetit të konsumatorit.

Përgjegjësitë e shoqatave të prodhuesve dhe përpunuesve të qumështit dhe personeli i Projektit“ Transparenca dhe neutraliteti në marrjen e mostrave”

  • Ushtrimit të mandatit të tyre në informimin dhe sensibilizimin e partnerëve të tyre dhe
  • Ngritja e nivelit të komunikimit dhe sensibilizimit me partnerë./Gazeta Bujku /qumeshtiivendittim
spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme