spot_img
HomeBUJKUPërgatitja e silazhit të misrit

Përgatitja e silazhit të misrit

spot_img

Silazhi i misrit kryesisht është burimi kryesor i ushqimeve voluminoze në të ushqyerit e ripërtypësve. Kualiteti i ushqimit dhe ana ekonomike e silazhes së misrit janë faktorët kryesor në vlerësimin se sa duhet të ushqehen kafshët me silazh të misrit . Ne vendet evropiane me shume se 90 % e ushqimit të kafshëve qe prodhohet është i konservuar si silazhe.

Përparësitë e prodhimit të silazhes së misrit

Silazha e misrit munde të konservohet për një kohe të gjatë

Është ushqim i pasur me energji dhe munde të zëvendësoj një pjese të ushqimeve të koncentruar.

Është ushqim i shijshëm për kafshët

Humbjet e lendeve ushqyese  janë të vogla

Sipërfaqe e vogël për ruajtjen e ushqimit

Organizimi i punës gjatë përgatitjes së silazhit të misrit:

Korrja në kohen e duhur

Prerja apo copitmi sa me i mire i masës për silazh

Copitmi i kokrrës së misrit

Shtypja dhe largimi i oksigjenit nga masa e ngjeshur për silazhim

Mbulimi hermetik i masës se silazhuar me foli plastike

Kapaciteti i silosit duhet të jetë adekuat për sasinë e lendes se parë qe do ta silazhojmë

Nuk praktikohet qe thellësia e masës se silazhuar të jetë me e vogël se 60 cm

Mbushja dhe ngjeshja e silosit duhet të jene të harmonizuara

I gjithë procesi duhet të kryhet në kohë sa me të shkurtër që të jetë e mundur, koha ideale është për një ditë, maksimumi tri ditë.

Koha optimale e korrjes së misrit për silazh

Koha optimale për korrje është kur materia e thatë të jetë 30 – 35 %

Përcaktimi i materies se thatë përcaktohet ne baze të linjës se qumështit ne kokrrën e misrit

Si përcaktohet lënda e thatë apo koha optimale për korrjen e misrit për silazh

Tramaku i misrit për silazh merret dhe ndahet në dy pjesë. Ne kokrrën e misrit kërkohet kufiri i pjesës se fortë dhe të butë apo linjës se qumështit në kokrrën e misrit.

Nëse linja apo pjesa e qumështit gjendet ne gjysmën e kokrrës se misrit apo me tepër, atëherë përmbajtja e lendes së thatë në silazh është rreth 30 – 35 %.

Nëse pjesa e qumështit është me pak se gjysma ne kokrrën e misrit atëherë lënda e thatë sillet rreth 24 – 27 %.

Grimcimi apo prerja e misrit për silazh

Prerja sa me imët e rritë kualitetin e silazhit

Gjatësia e madhësisë se grimcave duhet të jetë rreth 1 deri 3 cm.

Prerja në ketë madhësi e rritë kualitetin e silazhit, ngjeshja behet me mire dhe e sasia e silazhes ne 1 m³ është më e madhe.

Shtypja e masës për silazhim

Qëllimi i shtypjes se misrit për silazh është qe të largohet e gjithë sasia e ajrit që gjendet në misrin për silazh.

Për të arritur një shtypje se më të mire   shtresa e masës së silazhes duhet të jetë 10 deri ne 15 cm dhe kjo na ndihmon në ngjeshjen sa më të mire të silazhes .

Shtypja e masës se silazhes duhet të vazhdoj pa ndërpre.

Nëse është e mundur, shtypja duhet të behet edhe pas 24 orëve.

Mbulimi  i silazhes

Pas largimit të ajrit nga masa e silazhes duhet të behet mbulimi sa me  mire për të parandaluar hyrjen e ajrit.

Përdoreni material plastik të kualitetit të mire për mbulim.

Skajet e silosit duhet të mbulohen mire.

Sipër silosit vendoseni rëre, apo materiale tjera për të krijuar shtypje mbi masën e silazhes.

Kontrollimi i silosit kohe pas kohe për të evituar dëmtimet e mbulesës se folis plastike.

Fermentimi i silazhes se misrit

Qëllimi i përgatitjes se silazhes është qe të ruajmë vlerën ushqyese të ushqimeve voluminoze për ushqim të me vonshëm.

Kjo munde të kryhet me shndërrimin e sheqernave të bimëve ne acide organike (nëpërmjet fermentimit).

Fazat normale gjatë procesit të fermentimit

Procesi i silazhimit kalon ne 4 faza të fermentimit.

Ky proces zgjatë 21 ditë.

Faza e 1 – Frymëmarrja e bimëve

Kjo faze gjithashtu edhe quhet edhe faza aerobe sepse ndodh vetëm ne prezencë të oksigjenit.

Ne momentin e korrjes, bimët e gjelbërta ende janë të afta të kryen procesin e frymëmarrjes edhe për disa ore apo me gjatë, nëse nuk është ruajtur mire.

Qelizat bimore brenda ne masën e gjelbër vazhdojnë të marrin oksigjen sepse shume qeliza ende janë të pa dëmtuara, dhe enzimet qe gjinden ne bime ende funksionon.

Ne të njëjtën kohe, bakteret aerobe qe gjenden ne kërcellin dhe gjethet e bimëve fillojnë të rritën edhe me shume. Ky proces konsumon pa vështirësi karbohidratet e gatshme qe janë të pranishme ne bime dhe prodhojnë dyoksid karboni, ujë dhe nxehtësi.

Karbohidratet (sheqernat) + Oksigjeni  »»»  Dyoksid karbon + Ujë + Nxehtësi

Faza e 2 – Prodhimi i acidit acetik

Prodhimi i acidit acetik fillon me eliminimin e oksigjenit dhe numri i baktereve anaerobe fillon të rritët ne mungesë të oksigjenit.

Ne ketë faze zvogëlohet pH prej 6 sa është ne ushqimet e  gjelbërta ne  pH 5.

Me zvogëlimin e pH zvogëlohet edhe numri i baktereve të cilat e prodhojnë acidin acetik.

Kjo faze e procesit të fermentimit vazhdon prej 1 deri ne 2 ditë.

Faza e 3 – Fillimi i prodhimit të acidit laktit

Faza e 3 e procesit të fermentimit fillon me zvogëlimin e numrit të baktereve të cilat prodhojnë acidin acetik.

Me rritjen e aciditetit ne ushqimin e silazhuar rritën bakteret të cilat prodhojnë acidin laktitk dhe këto baktere  shndërrojnë karbohidratet bimore ne acid laktik.

Faza e 4 – Prodhimi i acidit laktik dhe ruajtja e silazhes

Faza e 4 dhe me e gjatë e procesit të fermentimit është vazhdim i fazës se tret të krijimit të acidit laktik dhe ne ketë faze arrin deri të krijimi i plot i acidit laktik.

Faza e 4 zgjatë rreth 2 jave.

Masa e silazhes është stabile rreth 21 ditë nëse i gjithë ajri është nxjerrë jashtë nga masa e silazhuar.

Nëse procesi i fermentimit të silazhimit kalon neper fazat e duhura pH e pritur do të variron prej 3.5 deri 4.5 për silazhen e misrit dhe kjo varet nga përmbajtja e lagështisë se bimës të cilën e silazhojmë.

Për ti ikur prishjes se silazhes, është shume me rëndësi qe ti kontrollojmë të gjitha fazat e silazhimit.

Gjatë të ushqyerit, prishja apo ulja e cilësisë se silazhit munde të minimizohen nëse:

Marrim sasinë e nevojshme të silazhes për ushqim

Prerjen e silazhes ne mënyrë vertikale

Hapjen e silosit ne mënyrë graduale sipas nevojës

Mbulimin e silosit pas marrjes se silazhit

Rreziku nga të ushqyerit me silazh të kualitetit të dobët

Të ushqyerit me kualitet të dobët me silazh mundë të rezultojë me një seri problemesh ne shëndetin e kafshëve, veçanërisht në sëmundjen e Listëriozes.

Listëria është lloj baktere qe rritët ne silazhin e fermentuar dobët. Kjo baktere zakonisht është prezent ne tokë dhe shume shpejt shumëzohet ne silazh kur ajri është prezent.

Nëse ky ushqim përdoret për të ushqyerit e kafshëve munde të shkaktoj sëmundjen e listëriozes.

Masat parandaluese për ti ikur sëmundjes se listëriozes janë:

Mbajtjen e mjedisit  të silosit anaerob (pa oksigjen) duke siguruar ngjeshjen dhe mbulimin sa me të mire.

Mbajtjen e pastër të ambientit rreth silosit.

Hedhjen e silazhes që është prishur ne kontakt me ajrin apo kontaminimi i tokës është evident.

Mos të ushqyerit me silazh të mykur

Largimin e silazhes se mbetur ne grazhde gjatë të ushqyerit çdo dy ditë për ti ikur prishjes se silazhes ne grazhd.

Të ushqyerit me silazh misri dhe shtimi i proteinave ne racion

Silazha e misrit ka përqindje të ulet të proteinave.

Ne racion kur kemi sasi të silazhes duhet pa tjetër të shtohen edhe ushqimet me burim të proteinave.

Sasia  e misrit kokërr në racion duhet të jetë me e vogël.

Ndarjen e kafshëve ne baze të prodhimtarisë për ti ikur trashjes se tepërt ne fazën e fundit të laktacionit

Sasia e mineralëve duhet të jetë me e madhe ne racion për ti plotësuar kërkesat e kafshëve.

Llogaritja  e sasisë se silazhes në silos

Së pari për të llogaritur sasinë e silazhes në silos duhet të dimë madhësinë e silosit

Gjatësia (m) x gjerësia (m) x lartësia (m) x (0.6 por ky numër ndryshon prej përqindjes se LTH)

Shembull: nëse silosi  është me këto madhësi:

18 m i gjatë x 4 m i gjer x 2 m i thellë = 144 m³. Për të shndërruar sa ton silazh kemi me 30% LTH, e shumëzojmë me koeficientin 0.6

144 m³ x 0.6= 86.4 Ton silazh të freskët.

Faktorët konvertues në shndërrimin e silazhes në ton

% e LTH në silazh Shndërrimi ne Ton (silazh të freskët)
18 Shumëzo me 0.81
20 Shumëzo me 0.77
22 Shumëzo me 0.73
25 Shumëzo me 0.68
30 Shumëzo me 0.60

Llogaritja e kërkesave për silazh ne fermën tuaj

Shembull:

  1. Numri i lopëve ne fermë është 10
  2. Periudha e të ushqyerit me silazh 365 ditë
  3. Sasia e silazhes ne racionin ditor 20 kg/ditë

Llogaritja e kërkesave për silazh behet ne këtë mënyrë:

20 kg x 365 ditë = 7300 kg silazh për një lope

7300 kg x 10 lope = 73000 kg silazh janë kërkesat ne vitë.

Ne ketë sasi duhet të llogarisim edhe humbjet e silazhes qe shkaktohen gjatë ruajtjes. Humbjet sillen prej 5 deri ne 25 % varësisht nga ruajtja dhe përgatitja e silazhes.

Përcaktimi i madhësisë se silosit

Nëse kemi këtë sasi të silazhit të prodhuar dhe kërkesat ne fermën tone janë për 73000 kg silazh ne vite, atëherë e përcaktojmë madhësinë e silosit ne këtë mënyrë:

Ne 1mmunde të vendosim 600 – 700 kg mase të silazhuar.

73000 : 600 kg m= 121 mështë hapësira vëllimore  e silosit.

Nëse si shembull dëshirojmë të ndërtojmë një silos 2 m të thellë dhe 4 m të gjere. Kur i kemi gjerësinë dhe thellësinë atëherë gjatësinë e silosit e caktojmë ne këtë mënyrë:

(2m x 4m = 8), atëherë 121 m: 8 = 15 m gjatësi të silosit do të na nevojitën për të vendosur të gjithë sasinë e silazhes se prodhuar.
2 m – është thellësia e silosit

4 m – është gjerësia e silosit

15 m është gjatësia e silosit

121 m3  – është sasia e silazhes./Iadk.org

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme