spot_img
HomeBUJKUBlegtoriPërgatitja e racionit ushqimor për dele e dhi sipas prodhimtarisë së qumështit

Përgatitja e racionit ushqimor për dele e dhi sipas prodhimtarisë së qumështit

spot_img

Lëndët ushqyese 

Proteinat – Shërbejnë për rritjen e qelizave (muskujve, gjakut, kockave, lëkurës etj), prodhimin e qumështit.

Burimet e sigurimit: bishtajoret për kokërr (soja, luledielli,) jonxha e cilësisë së mirë. 

Lëndë Minerale – Një numër lëndësh minerale janë tepër të rëndësishme (rreth 15) si p.sh Na, Cl ,Ca , P , Mg , K, S, Cu, Fe , I, Mn, Zn, Se, etj. Tepër të rëndësishme janë raportet e këtyre lëndëve si p.sh Ca/ P etj. 

Burimet e sigurimit: ushqimet bimore dhe minerale. 

Vitaminat – Janë lëndë organike që kryejnë në organizëm funksione me rëndësi jetike (A, D, E, B, K, C).

Burimet e sigurimit: kullotat natyrale, pakot vitaminoze. 

Uji – Të gjitha proceset jetësore të organizmit kryhen me ndihmën apo me praninë e ujit. Të sigurohet sipas dëshirës. 

Fibërat (celuloza) – Është një komponent i rëndësishëm i të ushqyerit të ripërtypësve sepse tretja e ushqimeve në rumen ka nevoje për një sasi celuloze. 

Burimet e sigurimit: ushqimet e vrazhda.

Cilësia e ushqimeve voluminoze në të ushqyerit e deleve/dhive 

Cilësia e ushqimeve voluminoze ka rëndësi të madhe në të ushqyerit e deleve/dhive. Duhet t’i kemi parasysh dy kritere të rëndësishme: sasinë dhe cilësinë e ushqimit voluminoz (Jonxha). Kositja në fazën e hershme apo në lulëzimin e parë të bimës, është masë e domosdoshme që duhet të ndërmerret.

Në përgjithësi sa më e pjekur që të jetë bima, vlera ushqyese ulët dhe për këtë arsye rritet sasia e celulozës, gjë që rezulton në uljen e tretshmërisë. Kur bimët kositën në fazën e parë të lulëzimit, do të kenë përqindje më të lartë të tretshmërisë, përqindje më të lartë të proteinave. Çelësi kryesor për të pasur sukses në industrinë e deleve/dhive është që atyre tu sigurohet ushqim voluminoz i cilësisë së mirë.

Ushqimi dimëror 

Ushqimi dimërorë në kushtet tona zgjatë shumë shkurt, prej 100 deri 120 ditë, dhe ndonjëherë edhe më shkurt. Për shkak të dimrit të butë dhe me borë të paktë, pjesën më të madhe të dimrit dhentë/dhitë e kalojnë në kullota. Si ushqim më kryesorë në periudhën dimërore është silazhi. Racioneve ushqimore u shtohet edhe koncentrati (0,5 kg, dhe pas pjelljes 0,6-0,7 kg). Në periudhën e dimrit dhentë/dhitë ushqehen 3-4 herë në ditë. Përpos ushqimit, gjatë ditës duhet që tu sigurohet dhe ujë i freskët për pije, deri 10 l në ditë.

Shpenzimet e të ushqyerit

Të ushqyerit e deleve/dhive paraqet një ndër shpenzimet më të mëdha në prodhimtarinë e deleve/dhive, ku arrijnë rreth 50 – 70 %. Kërkesat e deleve/dhive për lëndë ushqyese nuk janë  statike ose të pa ndryshueshme; ato ndryshojnë varësisht se në cilën fazë të prodhimtarisë janë.

Për të balancuar racionin ditor, prodhuesit e deleve/dhive, së pari duhet të dinë sa janë kërkesat për lëndë ushqyese. Sa dhe me çfarë ushqimesh duhet të ushqehen delet/dhitë, është një pyetje që shpesh parashtrohet. Përgjigjja e saktë në këtë pyetje varet nga disa faktorë:

  • Nga pesha trupore e deles/dhisë
  • Nga kondicioni trupor i deleve/dhive
  • Nga faza e prodhimtarisë së deleve/dhive
  • Nga koha ose stina e vitit
  • Nga sasia e leshit të deles si dhe
  • Nga lloji i ushqimeve që kemi në dispozicion për të ushqyerit e deleve/dhive.

Të ushqyerit e deleve/dhive gjatë laktacionit

Disa ditë para se delja/dhija të pjellë është e nevojshme që të bëhet zvogëlimi i ushqimit të koncentruar që të mos vijë deri te çrregullimi i gjirit.

Pas pjelljes nevojat ushqimore të deleve/dhive rriten shumë sepse me anën e qumështit që prodhohet dalin sasi të mëdha proteinash lëndësh minerale dhe vitamina.

Gjatë laktacionit racionet duhet që ti përmbushin kërkesat për mirëmbajtje, rritjen e leshit dhe prodhimin e qumështit. Pas lindjes, nuk bëhet menjëherë rivendosja e kapacitetit ngrënës. Për ti shpëtuar kësaj “fatkeqësie” duhet që ushqimet më të mira t’i ruajmë për periudhën e fundit të barsmërisë dhe fillimit të laktacionit.

Në periudhën e fundit të barsmërisë dhe fillimit të laktacionit kapaciteti ngrënës është i kufizuar, ndërsa nevojat për lendë ushqyese (cilësore) janë maksimale, për arsye të zhvillimit shume intensiv të fetusit.

Periudha e laktacionit është ajo e aktivitetit fiziologjik maksimal të organizmit, prandaj në këtë periudhë nevojat ushqimore janë maksimale.

Ushqimi më i mire për këtë periudhë është jonxha e cilësisë së mirë, panxhar ose silazh misri dhe përzjerje koncentrati (elb, misër, hime).

Gjatë periudhës së mëmëzimit llogaritet që për çdo qengj/kec që mëmëzohet nënave të tyre tu jepen rreth 400 – 800 gr përzierje koncentrati. Kujdes të bëni me dhënien e kripës. Përdoreni atë çdo ditë në masën 5 deri 15 gr për krerë.

Ju tërheqim vëmendjen sidomos gjatë periudhës së ndërzimit, kur shumë barinj e përdorin atë vetëm një herë në javë, duke thënë se shkakton shterpësi.

Kripa me të vërtetë sjell shterpësi, kur nuk përdoret me kriter dhe delja/ dhija detyrohet që dozën e disa ditëve ta konsumojë njëherësh, gjë që shkakton intoksikim (helmim) dhe ngordhje të embrionit.

Prandaj dhënia e rregullt e kripës e eliminon këtë fenomen. Kur delet/dhitë i futni në regjim stallor për periudhën e dimërimit, të ushqyerit e tyre të bëhet gradualisht; është fjala këtu për ushqimet e njoma dhe koncentratin.

Kjo periudhë përshtatjeje të bëhet për gati dy javë. E njëjta gjë dhe i njëjti kujdes të tregohet nga ju, kur kafshët kalojnë nga regjimi i të ushqyerit stallor në atë kullosor.

Kullotja të mos bëhet herët në mëngjes apo të zgjasë vonë në mbrëmje, pasi brumërat që bien në këtë kohë bëhen shkak dështimesh. Kujdes i veçantë në ditët me ngrica, në mënyrë që delet/dhitë të mos hanë barin e lagur e të ngrirë, të mos pinë ujë të ftohtë. /Gazeta Bujku / Keshillabujqesore.com

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme