spot_img
HomeLAJMET E FUNDITPërfitimet shëndetësore të majdanozit

Përfitimet shëndetësore të majdanozit

spot_img

Majdanozi është një bimë e pasur me shumë vitamina esenciale, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në kocka, sistemin nervor dhe imunitetin shëndetësor. Kjo barishte, gjithashtu përmban flavonoide, duke përfshirë: apigenin, chrysoeriol dhe luteolin – që mendohet se kanë efekte antiinflamatore.

Majdanozin duhet ta bëni patjetër pjesë të menysë në kuzhinën tuaj, nëse nuk e keni pasur deri më tani.

Si ta përdorni majdanozin?

Blini një tufë majdanoz në fundjavë dhe përdoreni atë çdo ditë, në çdo ushqim. Majdanozi “gjallëron” shumë çdo pjatë tuajën.

Majdanozin mund ta përdorni në majë të makaronave, në majë të gjoksit të pulës së pjekur, në sallata, supa ose të përgatitur në formë të pijes freskuese, për ta konsumuar brenda ditës.

Përmbajtja nutritive për 10 rrënjë majdanoz: kalori – 4, yndyrë – 0,08 g, kolesterol – 0 mg, natrium – 6 mg, karbohidrate – 0,6 g, fibra dietike – 0,3 g, sheqer – 0,08 g, proteina – 0,3 g./Gazeta Bujku

Përgatiti: Ajshe Leka / konsulente për nutricion dhe dietologji: fb.com/nutricistedietologe

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme