spot_img
HomeLAJMET E FUNDITPërfitimet shëndetësore të çajit të bardhë

Përfitimet shëndetësore të çajit të bardhë

spot_img

Nëse deri më tani keni dëgjuar të flitet vetëm për përfitimet shëndetësore të çajit jeshil apo të zi, ka ardhur koha të njihni dhe ato të çajit të bardhë, i cili është po aq i dobishëm për organizmin.
Ashtu si çajrat e lartëpërmendur dhe çaji i bardhë është i pasur në antioksidantë, dhe vjen nga bima Camellia sinensis, e njëjta bimë që përdoret për të bërë çajin jeshil dhe atë të zi. Ai i nënshtrohet përpunimit minimal për të ardhur tek ju si një opsion i një çaji pal të ëmbël, por i pasur me polifenole, dhe komponime të tjera kuruese.
Përfitimet e çajit të bardhë:

Antioksidantët

Hulumtimet kanë treguar se krahasuar me çajin e gjelbër, çaji i bardhë përmban një nivel të ngjashëm antioksidantësh dhe polifenolësh, të cilat parandalojnë dëmet e shkaktuara nga radikalët e lirë

Shëndeti oral

Polifenolet dhe taninet e gjendura në çajin e bardhë ndihmojnë në pastrimin e pllakëzave e gurëzave duke parandaluar rritjen e baktereve në gojë falë fluoridit që përmban.

Shpejton djegien e dhjamit

Ashtu si çaji jeshil, çaji i bardhë përmban komponime të cilat në mënyrë natyrale nxisin funksionimin e metabolizmit.

Shëndeti Riprodhues

Hulumtimet kanë treguar se çaji i bardhë mund të ndihmojë në shëndetin riprodhues veçanërisht tek meshkuj. Sipas një studimi të vitit 2016, ekstrakti i çajit të bardhë ishte në gjendje të përmirësonte cilësinë e spermës.

Mbron Shëndetin e Trurit

Çaji i bardhë përmban catechins që mbrojnë trurin nga dëmtimet e shkaktuara nga stresi oksidativ dhe toksiciteti. Antioksidantët e çajit të bardhë gjithashtu mund të ndihmojnë në përmirësimin e funksionit njohës dhe të zvogëlojnë rriskun e sklerozes.

Përgatiti: Anila Kalleshi – Dietologe dhe nutcionicste

Gazeta Bujk e boton me leje të autores https://www.facebook.com/AnilaKalleshi/

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme