spot_img
HomeLAJMET E FUNDITPër një jetë të shëndetshme hani fruta dhe perime

Për një jetë të shëndetshme hani fruta dhe perime

spot_img

Për të qenë sa më të shëndetshëm është mirë që të hamë sa më shumë fruta dhe perime. Rekomandohet që të konsumoni deri në pesë racione fruta dhe perime në ditë.

Për të pasur një trup sa më të shëndetshëm ne i kemi përgatitur disa fruta dhe perime të cilat kanë efektë dhe vlera të mira për një shëndet sa më të mirë.

Avokado

Avakodo përmban vitaminën A, K, B6, B12, C, kalcium, hekur, proteinë etj.
Avokado quhet ndryshe edhe dardhë aligatori dhe është një pemë e përhapur në Karaibe, Meksikë, Amerikën Jugore dhe atë Qendrore.

Ka një përmbajtje me të lartë yndyrore se sa frutat e tjera dhe është shumë popullor në kuzhinën vegjetarianë, duke u bërë një zëvendësues i shkëlqyer për mishin.
Në fakt studimet kanë treguar gjithashtu se përqendrimi më i madh i karotenoideve tek avokado ndodhet menjëherë poshtë lëkurës e për këtë arsye mos e hiqni lëkurën më shumë seç duhet. Në këtë rast këshillohet që lëkurën e avokados ta hiqni me dorë tamam sikur po qëroni një banane, dhe jo duke përdorur thikën apo mjete të tjera.

Molla 

Molla përmban vitaminën C, E, A, K, magnezium, hekur, kalcium etj.

Efektet pozitive në shëndet

Lufton astmën. Një studim amerikan ka treguar se sasia e madhe e vitaminave dhe elementëve ushqyes te molla ndihmojnë në reduktimin e simptomave të astmës. Substancat e pranishme te molla pastrojnë rrugët e frymëmarrjes.

Ndihmon në dieta. Molla ka pak kalori dhe si e tillë është e përshtatshme të përdoret nga personat që duan të bien në peshë. Ajo krijon ndjesinë ngopjes dhe rregullon florën intestinale, falë sasisë së madhe të fibrave.

Mban nën kontroll kolesterolin dhe glikeminë. Fibrat si pektina arrijnë të ulin nivelin e kolesterolit në gjak, duke zvogëluar rrezikun e iktusit apo sëmundjeve të zemrës. Gjithashtu, ajo ndihmon pacientët me diabet, pasi ul nivelin e glikemisë në gjak.

Ndihmon në rastet e diarresë. Pektina, e cila gjendet tek molla, ka aftësinë të transformohet në një shtresës mbrojtëse për muret e stomakut, të cilat në rastet e diarresë janë të irrituara.

Ka efekt laksativ. Molla njihet për vetitë e saj laksative në rast kapsllëku, shkruan Living. Ekspertët sugjerojnë të konsumohet një mollë e pjekur në ditë, për të zgjidhur problemet e kapsllëkut.

Redukton risqet e tumorit. Sipas studimeve, molla ul rrezikun e prekjes nga sëmundjet e rrugëve të tretjes, venave, variceve dhe disa tipe të tumorit. E gjithë kjo falë polifenoleve, të cilat te molla janë me shumicë. Një studim italian i kohëve të fundit thotë se molla parandalon tumoret e gojës, ezofagut, qafës së mitrës, gjirit dhe prostatës.

Dardha

Ky frutë përmban vitaminën C, K, magnezium dhe është i njohur si frut për fibra.
Dardha, është një frutë i ëmbël përbën një burim të madh vitaminash dhe kripërash minerale.
Po ashtu ky frutë përbën një burim të madh vitaminash dhe kripërash minerale. Dardha nuk përmban substanca që shkaktojnë alergji, prandaj rekomandohet si ushqim për foshnjat dhe për personat alergjikë.

Lëngu i dardhës ndihmon qetësimin e fytit të irrituar nga kolla.

Është mjaft e njohur për vetitë e saj zbutëse dhe qetësuese, sidomos kundër djegieve të stomakut, dispepsisë, gastriteve, koliteve dhe problemeve të zorrës së trashë.

Dardha përmban një substancë të quajtur pektinë, e cila qetëson zorrën e trashë në raste diarreje apo kapsllëku.

Luan rol në uljen e kolisterolit në gjak.

Vetitë e saj diuretike ndihmojnë në jashtëqitjen e shpejtë të toksinave nga organizmi, duke rritur edhe prodhimin e acidit urik, çka ndihmon në personat me artrit urik.

Vetitë e saj pastruese ndihmojnë në uljen e dhimbjeve të kyçeve.

Dardha përmban elementin bor, i cili ndihmon në mbrojtjen e organizmit nga osteoporoza.

Kungulli 

Kungulli përmban vitaminën A, C, B6 , hekur, magnezium dhe kalcium. Konsumimi i kungujve ruan dhe përmirëson shikimin, forcon shëndetin dhe imunitetin, parandalon kancerin, menaxhon simptomat e diabetit, forcon kockat, mbron shëndetin e zemrës, zvogëlon simptomat e pagjumësisë, parandalon inflamacionin, trajton artritin, ul ulcerat, parazitët dhe infeksionet, rregullon frymëmarrjen dhe presionin e ulët të gjakut.

Bizele

Bizelet përmbajnë sasi të madhe të vitaminave të grupit B, por edhe vitaminë A e C. Problemi është se këto vitamina mund të largohen me një zierje të tej zgjatur, prandaj duhet të bëni kujdes me gatimin. Mes mineraleve që gjenden te bizelja, ai me sasinë më të madhe është kaliumi (shumë i nevojshëm për të riekuilibruar diurezën, sidomos te kardiopatikët), i ndjekur më pas nga fosfori, magnezi, kalciumi, hekuri, seleni dhe zinku. Dy mineralet e fundi janë antioksidantë shumë të fuqishëm. Përqendrimi i lartë i ujit që gjendet te bizelja pakësohet gradualisht me rritjen dhe zhvillimin e bimës dhe vendin e tij e zënë karbohidratet, rreth 12 gramë çdo 100 gramë bizele të pastruara nga mbështjellësja. Sasia e fibrave është 4-6 për qind. Edhe vlera proteinike është goxha e lartë (6 g për kile). Për këtë arsye bizelet, e kombinuara me karbohidrate (oriz, ose makarona) janë zëvendësuesit më të mirë të mishit.

Me një pasuri të tillë prej përbërësve të shëndetshëm, vlen të thuhet se bizelet janë zëvendësues shumë të mirë. Po ashtu janë një ushqim shumë i rëndësishëm për të forcuar mbrojtjen natyrore të organizmit, duke nxitur diurezën, funksionimin e duhur intestinal dhe duke riekuilibruar punën e zemrës.

Kungullesha

Janë të pasura me fibra, kalium, vitamina A dhe C, mangan, minerale që nuk i hasni në prodhimet e mishit dhe të qumështit, e që e përmirësojnë kujtesën dhe e përshpejtojnë shërimin e plagëve.

Kanë pak kalori dhe sheqer, e janë të hatashme nëse jeni në dietë dhe të këshilluara për diabetikët. Kanë shije të butë dhe neutrale, prandaj edhe mund t’i kombinoni me të gjitha ushqimet.
Kungulleshka është shumë e pasur me ujë (93 për qind ujë), përmban kripëra minerale (kalium, hekur, fosfor, kalcium) dhe vitamina (B2, PP, A, dhe sasi të vogla vitamine C).

Është një nga perimet që stomaku tret shumë shpejt dhe ideale është të gatuhet me avull (në këtë mënyrë nuk humb kripërat minerale).

Kungullesha kanë fuqi të lart pastruese për organizmin (nga toksina të ndryshme).

Patate të ëmbla

Kanë një vitaminë të jashtëzakonshme si vitaminën D, e cila është ndoshta vitamina më e rëndësishëm që ta mbajë trupin e shëndosh. Ajo ndihmon sistemin imunitar. Vitamina D burimin kryesor e ka diellin dhe është shumë e lehtë që të përfitohet gjatë verës. Vitamina D gjithashtu luaj rol kritik sa i përket niveleve të energjisë, ndihmon që të ndërtohen kocka të shëndosha, nerva, lëkurë dhe dhëmb të shëndetshëm.

Redukton stresin

Patatet e ëmbla përmbajnë hekur mineral, i cili jo vetëm ju ndihmon të keni energji më shumë por gjithashtu ndihmon që të prodhon më shumë qeliza të kuqe dhe të brdha të gjakut, të cilat janë rezistencë ndaj stresit por gjithashtu ndihmon që sistemi imunitar të funksionoj si duhet dhe metabolizmi po ashtu.

Sulmet në zemër

Njëra prej përfitimeve më të rëndësishme që i keni nga konsumimi i patates së ëmbël është se ato përmbajnë vitaminën B6, që është e lidhur me uljen e reaksioneve kimike të cilat janë të lidhura me sëmundjet e zemrës, veçmas të sulmeve në zemër, transmeton Gazeta Monitor.

Janë fontanë e rinisë

Nuk do të ju bëjnë më të ri, por patatet e ëmbla kanë vitaminë C, e cila prodhon kolagjen- një proteinë strukturale, që e bën më elastike lëkurën.

Janë të ëmbla por nuk ju trashin

Sheqeri natyral i patateve të ëmbla lirohet në enët e gjakut me qëllim që të ju japin energji por nuk ju shtojnë në peshë

Banania

Bananet përmbajnë sasi të lartë të kaliumit, mineralit, i cili është i domosdoshëm për punë të rregullt të muskujve. Janë burim i shkëlqyeshëm i fibrave, ndërsa përmbajnë shumë pak yndyra të ngopura dhe kolesterol. Kjo është një nga llojet e rralla të pemëve që përmbajnë kompleksin e plotë të vitaminës B, nga e cila në masën më të madhe përmban tiaminë, riboflavinë, niacinë dhe acidin folik.

Në krahasim më mollën, ka madje 4 herë më shumë proteina, 2 herë më shumë karbohidrate, 3 herë më shumë fosfor, 5 herë më shumë vitamina A dhe hekur dhe 2 herë më shumë nga të gjitha vitaminat dhe mineralet tjera.

Përveç të sipërpërmendurve, bananet përmbajnë edhe bakër, mangan, selen dhe zink. Është fryt me të vërtetë i jashtëzakonshëm dhe i mrekullueshëm.

Sulmi në zemër – Bananet parandalojnë një varg sëmundjeve. Shkencëtarët kanë konstatuar që konsumimi i përditshëm i bananeve mund të reduktojë rrezikun nga krijimi i sulmit në zemër për madje 40 për qind.

Anemia – Banania është burim i shkëlqyeshëm i hekurit i cili është kyç për prodhimin e rregullt të hemoglobinës dhe shumë enzimave që janë kyç për formimin e qelizave të kuqe të gjakut.

Tensioni i gjakut – Një hulumtim i kohës së fundit ka treguar që dy banane në ditë mund ta reduktojnë dukshëm nivelin e tensionit të gjakut. Kjo është gjithsesi mënyrë më e lirë dhe më e shijshme për ta kontrolluar nivelin e tensionit të gjakut.

Truri – Shkencëtarët kanë konstatuar që studentët që hanë një banane për kafjall, si messhujtë dhe pas drekës kanë shkallë dukshëm më të lartë të koncentrimit. Kaliumi nga bananet nxit punën e trurit dhe lehtëson mësimin dhe kujtesën.

Diarreja – Banania do të kthejë funksionet e sistemit tretës në ekuilibër, do të absorbojë sasi të madhe të ujit, do të lehtësojë diarrenë dhe do të rregullojë funksionimin e zorrëve.
Energjia – Karbohidratet nga banania do të ngritin me shpejt nivelin e energjisë. Një numër i madh sportistëve profesionistë në pauzë hanë banane sepse tretet lehtë dhe ngrit në shpejtësi nivelin e energjisë.

Urthi – Bananet neutralizojnë thartësirën e stomakut. Nëse vuani nga thartësira, hani banane për të lehtësuar atë ndjenjë të pakëndshme.

Të përzierat e mëngjesit – Femrat shtatzënë në veçanti duhen të kenë kujdes në ushqim, ndërsa banania është e shëndetshme, e shijshme dhe do të lehtësojë problemet që prekin shumicën e femrave shtatzënë. Banania do të rris nivelin e sheqerit në gjak, gjë që ju nevojitet kur ndjeni të përzierat e mëngjesit.

Ngërçet në muskuj – Mungesa e kaliumit mund të shkaktojë ngërçe në muskuj, veçanërisht nëse bëni ushtrime me intensitet të lartë. Nëse ushtroni çdo ditë, përditë hani banane për shkak të rritjes së energjisë dhe reduktimit të rrezikut nga krijimi i ngërçeve në muskuj.
I thati në stomak. – Banania do të neutralizojë thartësirën e stomakut, do të krijojë shtresë mbrojtëse në stomak, për ç’arsye do të reduktohet dhimbja dhe sikleti i shkaktuar nga i thati.

Stresi – Kur jemi nën stres, metabolizmi ynë shpejtohet, shpejtohen edhe rrahjet zemrës. Ndërsa reduktohet niveli i kaliumit. Banania do të kthejë nivelin e kaliumit në ekuilibër dhe do të rregullojë rrahjet e zemrës.

Kajsia

Kajsia është një frutë i pasur me vitamina, sidomos me karotenoide, vitamina A dhe C. Prania e lartë e mineraleve si e kaliumit, fosforit, natriumit, hekurit dhe kalciumit e bën atë një aleate të fortë në rastet e anemisë, lodhjes, konvaleshencës dhe sidomos kaliumi ndihmon në aktivitet fizik gjatë muajve të verës.
Kajsia është edhe një laksativ i butë për shkak të sorbitolit, e pasur me ujë dhe fibra, ajo apriori është një ndihmë për rregullsinë e zorrëve. Vitaminat A dhe C kanë, në mes të vetive të ndryshme, edhe një funksion antioksidant, në këtë mënyrë ato venë në lëvizje veprimin e radikaleve të lira dhe mbrojnë organizmin.

Kajsitë duhet të konsumohen të freskëta, pasi të gatuara dhe konservuara ato humbasin shumë substanca të shëndetshme dhe sidomos dëmtojnë vitaminën C.

Kajsia e freskët është e përbërë me rreth 86 për qind ujë dhe rreth 6.5 për qind sheqer. Proteinat përfaqësojnë 0.4 për qind të peshës së përgjithshme, ndërsa 1.5 për qind e zënë fibrat; yndyra nuk e kalon 0.1 për qind. Një kilogram produkt i freskët korrespondon me rreth 28 kalori.

Në mesin e mineraleve ajo përmban kalium, kalcium, fosfor, natrium dhe hekur. Ka me bollëk vitamina A dhe C. Nuk mungojnë edhe substanca të tjera si tiamina, riboflavina dhe niacina./Gazeta Bujku

Përgatiti: Arijana Zhubi Roka

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme