spot_img
HomeBUJKUPeleshi: Ndalojmë pesticidet që dëmtojnë kolonitë e bletëve

Peleshi: Ndalojmë pesticidet që dëmtojnë kolonitë e bletëve

spot_img

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi në një takim me bletarë nga Lezha ka bërë të njohur urdhrin për ndalimin e disa pesticideve, si shkaktarët kryesorë, të dëmtimit, reduktimit dhe zhdukjes të bletëve.

“Unë kam kërkuar dhe udhëzuar të bëjmë realitet, këtu e kam urdhrin, le t’i bashkohemi një vendimi të Komisionit Europian të para pak ditëve lidhur me ndalimin dhe përdorimin e disa pesticideve, që sipas studimeve të zhvilluara nga ekspertët europianë, janë nga shkaqet kryesore të demtimit, të zhdukjes apo reduktimit të kolonive të bletëve në Europë. Bëhet fjalë për tre pesticide.

Ne vullnetarisht jemi bashkuar, mund të jemi vendi i parë në Europë, nga vendet jo anëtare të Bashkimi Evropian që i bashkohemi brenda pak ditësh këtij vendimi të Komisionit Evropian dhe po e kthejmë në një akt ligjor, ndalimin në Shqipëri nëpërmes një urdhri, që do të firmoset sot. Ne ndalojmë përdorimin e këtyre 6 lëndëve veprurëse, sipas studimeve të Bashkimit Evropian, Komisionit Evropian mendohet se janë dëmtuesit kryesorë të bletëve. Siç e thashë, dhe siç e dini më mirë se unë, ky është shqetësim jo vetëm shqiptar, është mbarëbotëror”, tha Niko Peleshi.

Bëhet fjalë për Fenazaquin, Bifenthrin, Neonicotinidet: Clothianidin, thiamethoxam dhe imidacloprid. Ministri ka përgëzuar bletarët shqiptarë, të cilët janë të organizuar në shoqatë, por ka dhe shumë bletarë të tjerë, të cilët janë të vegjël dhe kanë nevojë për mbështetje, këshillimi dhe informim në lidhje me të rejat e fundit. Pasi qëllimi i qeverisë është ta kthejë bletarinë në një ekonomi mbështetëse për të kompensuar të ardhurat e pakta që fshati shqiptar ka.

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme