spot_img
HomeKuzhinëPastë me pulë, brokoli dhe rukola

Pastë me pulë, brokoli dhe rukola

spot_img

Përbërësit:

3 lugë gjelle vaj,

3 lugë gjelle ajke

500 gr pastë

200 gr mish pule

200 gr brokoli

100 gr kikirikë

200 gr rrush të thatë

50 gr rokola

1 spec djegës

kripë, piper të zi.

Si ta përgatisim:

Në fillim lëreni rrushin e thatë të qëndroj në ujë të vakët për 1 orë. Pastaj ziejini pastat për 10 minuta, në një tigan të thellë, ngroheni vajin dhe hidhni mishin e pulës duke e fërguar mishin në të gjitha anët.

Kikirikët, rrushin e thatë dhe brokolin fërgojeni ndaras veç e veç dhe pasi t’i fërgoni bashkoni me mishin, shtojani ajkën kripen dhe piperin e zi.

Mbuloni me kapak, lëreni të zihen për 5 minuta deri të zbuten përbërësit në tigan. Pastat e ziera hidhni në salcën e përgatitur me mish dhe në fund sipër dekorojeni pjatën me rokola. Ju bëftë mirë!/Gazeta Bujku

Përgatiti: Blertë Bajrami Rexhepi – https://www.facebook.com/hashnetshem/

Image may contain: food

Image may contain: food

Image may contain: food

 

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme