spot_img
HomeEKONOMIPas hyrjes në fuqi të pakos fiskal krijohen kushte të favorshme biznesore

Pas hyrjes në fuqi të pakos fiskal krijohen kushte të favorshme biznesore

spot_img

Kryeministri Ramush Haradinaj priti në takim Merve Ozer Yilmaz, Përgjegjëse për kompaninë “Newko Balkan” në Suharekë, si dhe zëvendëskryetare e Bordit të Drejtorëve të Holdingut “Ozerband”.

Në këtë takim, Kryeministri Haradinaj i njoftoi mysafirët me vendimet e deritashme për lehtësimet e të bërit biznes dhe hapat që janë ndërmarrë nga Qeveria që prodhuesit në Kosovë të jenë të barabartë me prodhuesit rajonal dhe prodhuesit e shteteve të Bashkimit Europian.

Merve Ozer Yilmaz prezantoi punën dhe disa prej sfidave me të cilat ballafaqohet kompania “Newko Balkan”, si dhe vlerësoi pakon e re fiskale e cila ka hyrë në fuqi që nga fillimi i viti 2018.

“Pas hyrjes në fuqi të pakos fiskale, në Kosovë janë krijuar kushte shumë të favorshme biznesore. Lirimet e shumta nga detyrimet fiskale në importin e repromaterialit, pajisjeve dhe teknologjisë e bëjnë Kosovën ambient shumë të përshtatshëm biznesor.”, tha Kryeministri Haradinaj.

Kryeministri u zotua se do t’i adresojë problemet e prodhuesve, që të marrin zgjidhje adekuate.

Përfaqësuesit e kompanisë “Newko Balkan” falënderuan kryeministrin Haradinaj për pritjen, si dhe për gatishmërinë për zgjidhjen e problemeve me të cilat përballen bizneset dhe prodhuesit në Kosovë.

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme