spot_img
HomeBUJKUPata e Tuluzit

Pata e Tuluzit

spot_img

Është raca më e vjetër dhe më e madhe e krijuar në Francë në rrethinën e qytetit Tuluz.

Karakterizohet me trup gjigant; me shpinë të gjatë të gjerë dhe horizontale; me gjoks voluminoz dhe muskulor; me bark të madh e të varur; me një palë të zhvilluar midis këmbëve ku deponohet sasi e madhe dhjami dhe me këmbë të shkurtra. Koka, qafa dhe shpina kanë ngjyrë të përhimtë, kurse barku dhe pjesa anësore dhe e poshtme e gjoksit janë të bardha. Sqepi dhe këmbët kanë ngjyrë portokalli.

Image result for duck tuluz

Kjo racë kultivohet me qëllim të prodhimtarisë së mishit, dhjamit, mëlçisë dhe puplave, kështu që patokët e trashur mund të japin rreth 2,5-3,0 kg yndyrë, rreth 2 kg mish të gjoksit dhe rreth 1 kg mëlqi të kualitetit të lartë. Prodhimtarin e vezëve e ka të ulët dhe brenda vitit jep 40-50 kokrra vezë me masë 170-200 g dhe lëvozhgë të bardhë. Puplat për shkak të ngjyrës së përhimt i takojnë klasës së dytë. Instikti i klloçitjes është dobët i shprehur. Për kultivimin e kësaj race nevojitët klimë e butë, kullosë kualitative dhe ujë i mjaftueshëm. Patokët e rritur peshojnë rreth 11,5 kg, kurse patat rreth 9 kg, por mishi nuk është i cilësisë së lartë. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme