spot_img
HomeBUJKUORCA përgëzon Fakultetin e Bujqësisë me më shumë punime shkencore

ORCA përgëzon Fakultetin e Bujqësisë me më shumë punime shkencore

spot_img

Sot përfaqësues të ORCA-s kanë zhvilluar një vizitë në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë të Universitetit të Prishtinës ku i kanë përgëzuar profesorët dhe menaxhmentin e këtij fakulteti për rezultatin e jashtëzakonshëm në numrin e punimeve shkencore. Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë është një nga 3 fakultetet me më së shumti punime për profesor – 5.58 punime shkencore për profesor – ndërkohë që mesatarja në nivel universiteti sillet rreth 3.73 punime shkencore për profesor.

Image may contain: one or more people and people sitting

Numri i madh i punimeve nga ana e stafit të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë është rezultat i pasionit, përkushtimit dhe punës së vazhdueshme të stafit akademik me gjithë vështirësitë infrastrukturore, financiare e administrative si dhe mungesën e përkrahjes së institucioneve qendrore të vendit.

Image may contain: 1 person, standing and indoor

Megjithatë, përfaqësuesit e ORCA-s patën rastin ta shohin për së afërmi atmosferën e jashtëzakonshme të punës në sallat e fakultetit, në Bankën e Gjeneve, në laboratorët e Fakultetit të pajisura me makineri nga donatorë të ndryshëm, në fermën e bagëtive të Fakultetit si dhe pemishten e Fakultetit. Është kënaqësi për një organizatë si ORCA që avokon për rritjen e cilësisë në arsim të shohë punën e mirë dhe përkushtimin e madh në avancimin e njohurive shkencore dhe përpjekjes së madhe për ta zënë hapin e shkencës me vendet e zhvilluara.

No automatic alt text available.

ORCA falënderon dhe inkurajon stafin dhe studentët që të vazhdojnë me punën e mirë, ndërkohë zotohet se do të avokojë në emër të fakultetit te të gjitha institucionet relevante për realizimin e nevojave imediate dhe afatmesme të këtij Fakulteti me qëllim që të mbërrihet një nivel i kënaqshëm ndërkombëtar i zhvillimit të hulumtimit, mësimdhënies dhe praktikës në kuadër të tij./Gazeta Bujku

Image may contain: one or more people

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme