spot_img
HomeEKONOMIOAK reagon për ndaljet e shpeshta të energjisë elektrike

OAK reagon për ndaljet e shpeshta të energjisë elektrike

spot_img

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) përmes një komunikate ka reaguar për ndaljet e shpeshta të energjisë elektrike.

“OAK ditëve të fundit ka marrë ankesa të shumta nga bizneset anëtare për ndalje të shpeshta të energjisë elektrike, të cilat po ndodhin pa paralajmërim. Sipas përfaqësuesve të bizneseve anëtare, ndërprerjet e energjisë elektrike po dëmtojnë rëndë bizneset pasi që po ndikojnë në ndërprerje të procesit të prodhimit, si pasojë e prishjes së makinerive. Bizneset po ankohen që kjo ndërprerje do të ndikoj në humbje të klientëve, e tërë kjo si rezultat i vonesave të porosive që po ndodhin”, thuhet në reagimin e OAK.

Duke parë gjendjen aktuale të krijuar tek bizneset, Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon nga KEDS të merren masat e nevojshme për përmirësim.

“OAK konsideron se zhvillimi i vendit arrihet vetëm me biznese të suksesshme, andaj edhe duhet të krijohen kushte sa më të favorshme për të bërit biznes në Kosovë, ku energjia elektrike konsiderohet si kusht esencial për funksionim”, thuhet në njoftim./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme