spot_img
HomeBUJKUBlegtoriNjihuni me racën e deleve Romanov

Njihuni me racën e deleve Romanov

spot_img

Nëse doni dele të cilat nuk kërkojnë shumë punë, janë rezistente dhe shtohen shpjet, delja romanove është zgjedhja e vërtetë. Përveç pjellshmërisë së lartë, cilësisë së mishit dhe ushqimit modest, karakteristikë e kësaj race është edhe rezistenca e mirë ndaj kushteve kohore, prandaj nuk i nevojitet ndonjë strehim i veçantë. Këto dele mbahen për shtim të shtjerrave.

Delja Romanov e ka origjinën nga Rusia nga mesi i shekullit të 19-të, në luginën e lumit Vollga në rajonin e Jarosllav. emrin e ka marrë sipas provincës Romanov-Borisoglebsk rreth qytetit të sotëm të Tutaevit. Që në fillim, është bërë një përzgjedhje e rreptë sipas pjellorisë, dhe si rezultat i kësaj përzgjedhjeje, delet e racës Romanove janë raca më prolifike e deleve në botë.

Related image

Pjelloria mesatare e këtyre deleve është 260% për qengj kurjanë në kullotë [ndërsa për sistemin i stallave kjo pjellori është 400%l, që do të thotë se nga 100 dele merren 260-400 qengjat- Këto dele gjithashtu kanë një policiklike, që do të thotë se me dietë të përshtatshme. mund të merren natyrshëm 4-6 shtjerra çdo gjashtë muaj, që nuk mund t’i japë asnjë rasë tjetër. Në këtë mënyrë, marrim 80-120 kg si masë e gjallë qengji, nëse marrim parasysh se pesha mesatare e qengjit është 20 kg. dhe një qengj i tillë është më i kërkuar nga tregu ynë- Kjo sasi e mishit të qengjit për dele nuk mund të jepet nga asnjë rasë tjetër natyrisht për të njëjtën periudhë.

Related image

Gjithashtu, kjo dele ka dimensione modeste [maksimumi 65 kg, ndërsa ekzemplarët elitë të deles arrijnë deri në 100 kg] dhe konsumojnë më pak ushqim sesa racat asaf, lacon, avas dhe racat e tjera të njohura në botë.

Delet e kësaj race janë shumë rezistente, pa kërkesa të veçanta për të ushqyerit dhe strehim, dhe kështu mund të krahasohen me delen tonë vendase pramenka. Delet ndërzehen 30 ditë pas lindjes së qengjave dhe prandaj janë unike në botë, për shembull, racat e tjera kanë nevojë të paktën 42 ditë.

Image result for sheep romanov

Delet Romanov kanë një shtatzënie më të shkurtër prej 138 deri në 143 ditë, e cila ndikon që çdo gjashtë muaj të ketë shtjerra nga kjo racë delesh dhe nga melezët e tyre.

Delet e kësaj race arrijnë moshën e pjekurisë shumë herët. Delet e reja e arrijnë moshën e pjekurisë plotësisht për 4-5 muaj. Për mbarështim delet lëshohet për 7-8 muaj. Që për krahasim me pramenkën tonë periudha është më e shkurtër për 4-5 muaj, e cila është kursim dhe fitim i madh. Pra, qengji i parë është pas një viti dhe mesatarja e pjellorisë është rreth dy qengjat për dele, një qengj është një gjë e rrallë, ndërsa ka 3-4 qengjat për delet që janë ushqyer mirë. Te ky lloj delesh, është e theksuar aftësia për të prodhuar qumësht me cilësi të lartë, i cili është ushqim i shkëlqyer, sjell rritje të shpejtë të qengjave. Me një prodhim mesatar të qumështit prej 150-200 litra në laktacion, këto dele pa problem ushqejnë pjelljen e tyre e cila ndonjëherë ka dhe 5-6 qengja.

Image result for sheep romanov

Kjo racë ka rezistencë të lartë ndaj sëmundjeve, kështu që rrallë ndodh mastitis dhe pothuajse nuk ka dele të ngordhura, kurse ka edhe kërkesa modeste për strehim dhe rezistencë ndaj kushteve të motit- Deshët Romanovë njihen si deshët më aktivë me epshin më të fortë në botë- Ato janë pjellore gjatë gjithë vitit dhe mund të ofrojnë 2 cikle fekondimi në vit.

Karakteristika themelore të deles Romanov

Shtjerrat janë të mbuluara me lesh të zi kurse lesh të bardhë kanë te koka. këmbët, qafa dhe maja e bishtit. Bardhësia në trup. përveçse në pjesët e përmendura nuk lejohet. Pesha mesatare e qengjave për 90 ditë është 22-25 kg, me ushqim përkatës. Ekzemplarët më të mirë arrijnë mbi 30

Related image

kg për 90 ditë. Mishi me shije të shkëlqyer arrin 50-550/0. Kjo dele ka një shtat më të imët, delet arrijnë 50-60 kg, kurse deshtë arrijnë 70-90 kg. Kanë kokë të vogël katrore me kafkë të rrumbullakosur dhe buzë të shkurtër si edhe bisht 10-15 cm. Lartësia e deleve është 60-62 cm., kurse e deshve 64-65 cm. Janë stabile, me këmbë të shkurtra dhe kocka shumë të vogla të cilat lëvizin shumë lehtë. Gjithashtu, pas lindjes. qengjat e vegjël janë shumë vitalë dhe fillojnë të hanë vetëm pas 5-7 ditësh që është më herët sesa qengjat e rasave të tjera./Revista Toka Ime

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme