spot_img
HomeBUJKUBlegtoriNjihuni me racën e deleve Bardhokë

Njihuni me racën e deleve Bardhokë

spot_img

Qendra e shpërndarjes është Rrafshi i Dukagjinit, sidomos rrethina e Gjakovës dhe e Pejës, prej nga edhe e ka marrë emrin, Delja e bardhë e Dukagjinit. Është dele me ngjyrë tërësisht të bardhë (edhe këmbët dhe koka janë të bardha). Është dele autoktone me bashkë të hapur, ku dallohet prej deles së Sharrit sepse ka xhufkë të gjatë dhe bashkë të hapur me gjatësi të xhufkës deri 20 cm. Është xhufkë bishtshkurtër dhe karakterizohet me kokë të shkurtër dhe të gjerë me profil të drejtë. Delet janë shyte, kurse deshtë me brirë të fuqishëm. Ballin e ka me lesh, kurse ndërmjet veshëve ekziston tufa e leshit që e mbulon ballin.

Ka trashësi të fijes së leshit rreth 42,94 μ, pra është njëra nga xhufkat më lesh të vrazhdë, ndërsa prodhon rreth 2,0-2,5 kg lesh me rreze 65%. Krahas racës Bardhokë, në Dukagjin mund të gjendet edhe xhufka me ngjyrë të bardhë por kokë të zezë dhe e cila quhet Balusha. Supozohet që Balusha është varietet i Bardhokes dhe përfshinë rreth 3-4% të numrit të gjithmbarshëm të deleve në masë trupore mesatare rreth 42 kg (me variacione prej 30-60 kg), kurse deshtë kanë lartësi të xhidavisë rreth 70 cm dhe masë trupore mesatare prej 55-85 kg. Pjelloria e kësaj race arrin rreth 105 %. Llogaritet si njëra ndër xhufkat më qumështore në vend, me 100 l qumësht për 6 muaj, kurse janë regjistruar krerët që mund të japin edhe deri 2 kg qumësht në ditë.

Është punuar në kryqëzimin e Bardhokes me delen e Frizisë, por për shkak të aklimatizimit të dobët kjo punë ka ngelë pa rezultat dhe gjithashtu edhe aksioni i merinizimit nuk ka pasur sukses. /Gazeta Bujku / Blegtoria e Veçantë

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme