spot_img
HomeBUJKUNjihuni me disa nga varietetet e mollës

Njihuni me disa nga varietetet e mollës

spot_img

Në botë ekzistojnë me mijëra varietet të mollës nga të cilat më të përhapurit janë: Red Delicious  dhe shpërthimet e saj, Golden Delicious, Granny Smith, dhe në sipërfaqe më të vogël Black Ben Davis, Jonathan dhe varietete verorë ose mollët e tharta.

Varietet e mollës ndahen në bazë të karakteristikave si:

Ngjyra

Mollët e kuqe (Delicious me shpërthimet e veta, si Red Delicious, Starking Delicious, Redchief, Imperial Double Red Delicious, Jonagored, Gloster etj.).

Mollë të verdha (Golden dhe shpërthimet e saj).

Mollë të gjelbërta (Granny Smith, Mutsu).

Mollë që nuk i përkasin asnjë prej kategorive të mësipërme.

Aciditeti

Mollë të ëmbla (Red Delicious, Golden Delicious etj.).

Mollë të tharta (Granny Smith).

Koha e pjekjes

Mollë të hershme-verore (Stark Earliest, Astrahan, Jerseymac, Summerred).

Të mesme (Red Delicious, Golden, Starking Delicious etj.).

Të vona-Vjeshtore (Starkrimson, Jonathan, Jonagold, Granny Smith).

Përbërja gjenetike

Varietete diploid (Red Delicious, Golden etj.).

Varietete triploidë (Jonagold, Mutsu etj.).

Varietetet me pjekje të hershme Stark Earliest

Pema: është mesatarisht e fuqishme dhe shumë prodhimtare. Kultivari është autosteril dhe lulëzon herët.

Pjalmuesit: e këtij kultivari janë: Golden Delicious, Jonathan, Dedelicious dhe starkrimson.

Fruti: është i vogël dhe mesatar në formë plloçake me ngjyrë të verdhë dhe nuancë të kuqe. Tuli është i bardhë, i lëngshëm dhe majhosh.

Koha e pjekjes: është 15 korrik e në vazhdim. Pjekja fillon në mes të korrikut dhe fruti i duron transportit dhe proceseve të ndryshme të pas vjeljes.

Pllenues: të mirë për kultivarin janë Red Delicious dhe Golden Delicious.

Summerred

Pema: është e zhvilluar me prodhim të stabilizuar e të lartë.

Fruti: është mesatar me lëkurë të kuqe e me pika të bardha (lenticele).

Pllenues: të mirë për kultivarin janë Red Delicious dhe Golden Delicious.

Koha e pjekjes: është Korrik-Gusht.

Astrahan i bardhë

Pema: është me rritje mesatare dhe shumë prodhuese.

Fruti: është mesatar, cipëhollë, me ngjyrë të verdhë të zbardhur. Tuli është i bardhë, i lëngshëm dhe i ëmbël. Nuk i qëndron transportit dhe ruajtjes.

Pjekja: fillon në fund të Korrikut.

Veçori biologjike: kultivari është pjesërisht autosteril dhe lulëzon herët. Pjalmusit e këtij kultivari janë: Abondanca, Parmena, Stark delicious. Është rezistent ndaj të ftohtit.

Varietetet me pjekje të mesme Delicious (Ermira)

Pema: është e fuqishme.

Fruti: është i madh, konik i zgjatur, brinjëzuar në gjatësi, cipë trashë dhe me kurorë karakteristike në formë të gungave të gishtave. Ngjyra është variacion i ngjyrës së kuqe në të verdhë në varësi të kultivarit të këtij grupi dhe zonës së kultivimit.

Pjekja: futi piqet në fillim të Shtatorit dhe ruhet deri në maj cilësi e mirë realizohet në zonat kodrinore- malore.

Veçori biologjike: kultivari është hermafrodit me fertilitet të lartë dhe me lulëzim të mesëm.

Pjalmues: i këtij kultivari është Golden Delicious.

Varietetet që rrjedhin nga Delicious janë: Starking Delicious, Redchief, Topred Delicious, Imperial Double Red Delicious, Hi-Early, Superstarking, Red Delicious- Spur.

Në grupin Spur janë: Starkrimson bashkë me shpërthimet e vet si Heavy Stripe dhe Super Early Stripe, Oregon Spur, Redchief, Spured Royal, Elite- cooper 800.

Stark Delicious.

Pema: është e fuqishme.

Fruti: është mesatar i madh, konik i zgjatur, lehtësisht i brinjëzuar në gjatësi, cipëtrashë. Fruti është i kuq, me tul të bardhë, të ëmbël, të shkrifët aromatik.

Pjekja: futi piqet në fund Shtatorit mesi i Tetorit dhe ruhet deri në Prill-Maj.

Veçori biologjike: kultivari është autosteril dhe ndërsteril me Richared dhe Starking.

Pjalmues: të këtij kultivari janë: Golden Delicious, Astrahan i kuq, Abondanca, Jonathan.

Starking Delicious

Pema: është e fuqishme.

Fruti: është mesatarisht i madh, me formë trungu konik i zgjatur, i brinjëzuar në gjatësi të frutit, cipëtrashë. Ngjyra e frutit është e kuqe e errët e ndritshme. Tuli është i verdhë në krem, i ëmbël, i shkrifët aromatik.

Pjekja: Fruti piqet në fund Shtatorit mesi i tetorit dhe ruhet deri në prill-maj.

Veçori biologjike: Kultivari është autosteril. Pjalmues të këtij kultivari janë: Golden Delicious, Jonathan, Astrahan i kuq, Abondanca, Kalvil, Parmena.

Starkrimsom

Pema: është me rritje të dobët dhe shumë prodhuese.

Fruti: është i madh, në formë trungu konik i zgjatur, lehtësisht i brinjëzuar në gjatësi të frutit, cipëtrashë me pak dyllë. Ngjyra e frutit është e kuqe e errët uniforme. Tuli është i bardhë në krem, i ëmbël, i shkrifët aromatik.

Pjekja: futi piqet nga fillimi i Tetorit.

Veçori biologjike: Kultivari është autosteril. Pjalmues të këtij kultivari janë: Golden Delicious, Jonathan, Astrahan i kuq, Starking, Parmena.

Jonathan

Pema: është mesatarisht e fuqishme me lulëzim të vonë dhe shumë prodhuese.

Fruti: është mesatar, me formë konike i shtypur, cipëhollë me pak dyllë. Ngjyra e frutit është e verdhë me nuance të kuqe. Tuli është i bardhë në krem, i ëmbël, i shkrifët, aromatik.

Pjekja: futi piqet nga mesi i tetorit dhe ruhet mirë 4-6 muaj.

Veçori biologjike: kultivari është autosteril. Pjalmues të këtij kultivari janë: Abodanca, Belfior, Golden Delicious, Delicious Starkrimson, Parmena e artë.

Golden Delicious

Kultivar i verdhë që kultivohet në të gjithë kontinentet.

Pema: është mesatarisht e fuqishme, me lulëzim të vonshëm dhe shumë prodhuese.

Fruti: është mesatar, me formë vezakekonike i zgjatur, cipëtrashë me dyllë. Ngjyra e frutit është e verdhë me pikëzime. Tuli është i bardhë në krem, i ëmbël, i shkrifët, aromatik.

Pjekja: futi piqet nga mesi i tetorit dhe ruhet mirë 4-6 muaj.

Veçori biologjike: Kultivari është autosteril. Pema shkon mirë me nënshartesa të ulëta (nane) si EM9, MM106. Për prodhim të lartë duhet të sigurohet pllenimi. Red Delicious, Abodanca, Delicious Starkrimson, Golden Smith janë të përshtatshëm. Një problem për Golden është ndryshku sidomos në zona me lagështirë të lartë.

Spërkatjet me Acricid, Dithane e Mancozeb keqëson gjendjen. Gjatë ruajtjes në frigorifer problem është vyshkja prandaj lagështia duhet të sigurohet e lartë mbi 90%.

Varietete të tjerë që rrjedhin nga Goldenjanë : Golden B, Ed Gould, Golden, Smoothee, Lysgolden, Delbarestivale, Primgold, Earlygold, Sungold, Newgold, Royal Gala.

Varietete spur janë: Golden Spur dheYellowspur. Kryqëzime të Golden : Jonagold, Gala, Elstar, Charden, Chantecler.

Parmena e Artë

Pema: është e fuqishme dhe shumë prodhuese.

Fruti: është mesatar, me formë të rrumbullakët, cipëtrashë me dyllë. Ngjyra e frutit është e verdhë me vijëzime të kuqërreme. Tuli është i bardhë në krem, i ëmbël, i shkrifët, aromatik.

Pjekja: futi piqet ne mes të Tetorit dhe ruhet mirë 5-6 muaj.

Veçori biologjike: kultivari është autosteril. Pema futet shpejt në prodhim. Pjalmuesit më të mirë janë: Belfior, Reneta Bauman. Kalvil i Bardhë, Jonathan.

Reneta e Kanadasë

Pema: është mesatarisht e fuqishme me kurorë të hapur prodhuese dhe paraqet periodicitet.

Fruti: është i madh, trung konik, lehtësisht i brinjëzuar në gjatësi, cipëtrashë i lëmuar. Fruti është i verdhë me nuanca të gjelbra, me tul të bardhë, të shkrifët, majhosh dhe aromatik.

Pjekja: futi piqet në fund te Shtatorit mesi i tetorit dhe ruhet deri në prill.

Veçori biologjike: kultivari është autosteril dhe ndërsteril me disa varietete. Pjalmues të këtij kultivari janë: Abondanca, Anurka, Belfior, Jonathan, Reneta Baman etj. Shkon mirë në zona kodrinore të freskëta.

Reneta bauman

Pema: është e fuqishme me kurorë të hapur, me lulëzim të vonë dhe prodhuese.

Fruti: është i madh, i rrumbullakët, i shtypur në pole, lehtësisht i brinjëzuar, cipëlëmuar. Fruti është i verdhë me nuancë të kuqe, me tul të bardhë, të shkrifët, majhosh dhe aromatik.

Pjekja: futi piqet në fillim Tetori dhe ruhet mirë.

Veçori biologjike: kultivari është autofertil, me lulëzim të vonë dhe futet shpejt në prodhim.

Varietete me pjekje të vonë

Jonagold

Pema: është e fuqishme dhe prodhuese.

Fruti: është i madh. i verdhë me nuancë të kuqe, i ëmbël e lehtësisht acid dhe me cilësi të mira organoleptike.

Veçori biologjike: Kultivari është triploid dhe kërkon dy pllenues, Golden dhe Rome Beaty. Shpërthim ka Jonagored.

Granny Smith

Pema: është e fuqishme dhe mjaft prodhuese.

Fruti: është i gjelbër e acid. Periudha e frutifikimit është 200 ditë dhe nuk rekomandohet për zonat malore. Shkon mirë me nënshartesat EM9, EM26 dhe MM106.

Pjekja: futi piqet në Tetor- fillim Nëntori. Ruhet në frigorifer rreth 180 ditë. Pllenues i mirë është Golden.

Belfior i verdhë

Pema: është e fuqishme me kurorë të gjerë dhe degë të përkulura në drejtim të tokës.

Fruti: është mesatar, me formë konike të zgjatur dhe i brinjëzuar. Ngjyra e frutit është e verdhë me vijëzime të kuqërreme. Tuli është i verdhë në krem, i ëmbël, i shkrifët, aromatik, pak i athët.

Pjekja: futi piqet në mes të tetorit dhe ruhet mirë 4-5 muaj.

Veçori biologjike: kultivari është autosteril. Pjalmuesit më të mirë janë: Jonathan, Delicious, Reneta Bauman, Kalvil i Bardhë, Parmena e Artë.

Kalvil i Bardhë

Pema: është e fuqishme me kurorë të gjerë dhe shumë prodhuese.

Fruti: është i madh, me formë të rrumbullakët, i shtypur dhe i brinjëzuar, cipëtrashë pa dyllë. Ngjyra e frutit është e verdhë me nuanca të gjelbërta. Tuli është i bardhë në krem, i ëmbël, i fortë, aromatik.

Pjekja: futi piqet në mes nëntori dhe ruhet mirë 5-6 muaj.

Veçori biologjike: kultivari është autosteril. Pema futet shpejt në prodhim. Pjalmuesit më të mirë janë : Abondanca, Belfior, Parmena e artë.

Abondanca (Nëntor)

Pema: është mesatarisht e fuqishme, me kurorë të shtrirë dhe shumë prodhuese.

Fruti: është mesatar, me formë globoze, cipëtrashë. Ngjyra e frutit është e errët, me vijëzime në ngjyrë vishnje dhe pak pikëzime. Tuli është i bardhë në krem, i ëmbël, i fortë majhosh dhe aromatik.

Pjekja: futi piqet në fillim të nëntorit dhe ruhet mirë 4-6 muaj.

Veçori biologjike: kultivari është autosteril. Për prodhim të lartë duhet të sigurohet pllenimi me varietete: Anurka, Delicious, Richared, Astrahan i kuq.

Anurka

Pema: është e fuqishme me kurorë të shtrirë anash dhe prodhuese.

Fruti: është i vogël mesatar, me formë globi të shtypur, cipëtrashë. Ngjyra e frutit është e kuqe me vijëzime vishnje.

Pjekja: futi piqet në mes të nëntorit dhe ruhet mirë.

Veçori biologjike: kultivari është autosteril diploid. Pjalmues të mirë janë: Delicious dhe Abondanca.

Varietete të tjerë molle janë: Gjyle, Gjeçe, Mice, Duke, Vile, Ozark Gold, Mutsu, Gloster 69, Lysgolden, Golchard, Mondial gala, BlackBen davis, Idared, CoxãOrange, Pippin, McãIntosh, Winesap, Stayman, Welthy, Cortland etj.

 

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme