spot_img
HomeLAJMET E FUNDITNgrohja globale: Zvicrës po i mbaron bora!

Ngrohja globale: Zvicrës po i mbaron bora!

spot_img

Shtetit të famshëm për rezortet e skive dhe peisazheve të bukura malore sidomos gjatë stinës së dimrit, po i mbaron dëbora, një fakt ky shumë shqetësues dhe i verifikuar gjatë kohëve të fundit. E gjithë kjo situatë që po ndodh në Zvicër është si pasojë e goditjes së rëndë që ky shtet ka marrë nga ngrohja globale. Sipas satelitëve shtetërore të vendosur në të gjithë territorin, Zvicra ka humbur rreth një të pestën e sasisë së borës së saj gjatë 12 viteve të fundit, si pasojë e ngrohjes globale.

Shkrirja e dëborës në disa prej rezorteve më të famshme të Alpeve zviceriane po shndërrohet në një kërcënim shumë të madh për këtë vend sepse rrezikon që ta zhvendosë atë nga renditja e një prej destinacioneve më të përzgjedhura për skijim.

Përmes imazheve janë evidentuar ndryshimet që kanë ndodhur në shtetin e Zvicrës gjatë periudhës 1995 dhe 2017. Të dhënat e grumbulluara nga satelitët që mbulojnë të gjithë territorin e Zvicrës, tregojnë se zonat e mbuluara me bore kanë humbur rreth 24 për qind të siperfaqes se tyre.

Midis periudhës së viteve 1995 dhe 2005, 36 për qind e territorit të Zvicrës pësoi një rënie të sasisë së dëborës nga 0-20 për qind, që do të thotë se në një pjesë të territorit nuk ra fare deborë.

Në të gjithë territorin ku rënia e dëborës parashikohej nga 80-100 për qind, ka pësuar një rënie gjatë dhjetë viteve të fundit në 15 për qind./Agjencioni per Mbrojtjen e Mjedisit te Kosoves

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme