spot_img
HomeBUJKUNgritje e lartë e çmimeve të patates dhe qepës

Ngritje e lartë e çmimeve të patates dhe qepës

spot_img

Pas ngritjes së çmimit të bukës, ditëve të fundit në tregun e Kosovës janë ngritur me përqindje shumë më të madhe çmimet e patates dhe qepës.

Deri sa më parë një kilogram e qepës së bardhë në dyqane shitej për 0.40 apo 0.50 centë, tani një kilogram shitet deri në 1.19 euro. Kurse qepa e kuqe, shitej nga 0.60 deri në 0.75 centë, tani një kilogram shitet për 1.29 euro.

Çmimi është ngritur edhe për pate. Një kilogram patate shitet nga 1 euro, deri në 1.19 euro.

Nga ana e tij, Astrit Panxha nga Klubi i Prodhuesve të Kosovësmohon të ketë rritje të çmimeve tek artikujt ushqimor.

“Jo nuk ka rritje të çmimeve, përveç buka që është shtrajtuar në disa furra nuk kemi informata se ka pasur lëvizje në çmimore”, ka thënë Panxha për Indeksonline.

Çmime të larta të këtyre produkteve ushqimore që janë të domosdoshme dhe të përditshme, janë edhe në tregun me shumicë.

Patet dhe qepet, krahas dredhëzës, janë tre produktet bujqësore që kultivohen mesë shumti në Kosovë. Madje shumë herë kultivuesit janë detyruar që t’i hedhin në mbeturina këto produkte, pasi nuk kishin treg për t’i shitur.

Ngritja e çmimeve ka ndodhur disa javë pas vendosjes së taksës ndaj produkteve serbe.

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme