spot_img
HomeBUJKUNë Prizren përurohet linja moderne e përpunimit të domates

Në Prizren përurohet linja moderne e përpunimit të domates

spot_img

Sot në Prizren është përuruar linja moderne për përpunimin e domates në industrinë e përpunimit të pemëve dhe perimeve “Abi&Elif19”.

Në përurim ka marrë pjesë edhe zëvendësministri i Bujqësisë Mevludin Krasniqi, i cili së bashku me përfaqësuesen e zyrës së BE-së Daniela Topirceanu dhe ndërmarrësin Irfan Fusha kanë bërë përurimin e linjës moderne për përpunimin e domates në industrinë e përpunimit të pemëve dhe perimeve “Abi&Elif19”.

Image may contain: one or more people and food

“Iniciativa ndërmarrëse dhe investimet e ndërmarrësit Fusha dhe “Abi&Elif19”, granti i MBPZHR-së dhe mbështetja financiare e Zyrës së BE-së, kanë bërë të mundur që kjo fabrikë me kapacitet përpunues 100 tonë në ditë të jetë adresë tregu e sigurt për bujqit kultivues dhe pikat grumbulluese të domates”, është shprehur Krasniqi.

Image may contain: one or more people and wedding

Më tej ai ka thënë se falë këtij investimi, në tregun tonë do të kemi edhe më shumë produkte të reja vendore, me tendencë depërtimi edhe në tregjet e jashtme.

Image may contain: one or more people and people standing

Zëvendësministri Krasniqi ka theksuar “Nga sot, ky investim e bëri të mundur edhe punësimin e 20 punëtoreve të rinj në këtë linjë prodhuese”.

Ai ka premtuar se mbështetja e bujqve, fermerëve, përpunuesve dhe prodhuesve, me qëllim ngritjen e cilësisë së prodhimeve vendore, është njëra ndër objektivat themelore të MBPZHR-së./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme