spot_img
HomeBUJKUNë Krushë të Madhe organizohet konferenca ‘Sfidat e prodhimtarisë në ndryshimet klimatike...

Në Krushë të Madhe organizohet konferenca ‘Sfidat e prodhimtarisë në ndryshimet klimatike – speci dhe sëmundjet e tij’

spot_img

Në fshatin Krushë të Madhe të komunës së Rahovecit do të organizohet Konferenca me temë “Sfidat e prodhimtarisë në ndryshimet klimatike – speci dhe sëmundjet e tij”,  e para e këtij lloji tek ne, e cila përkrahet nga kryetari i komunës Smajl Latifi.

“Për shkak të rrethanave në të cilat po kalojnë fermerët në komunën tonë, sidomos gjatë tri viteve të fundit ku ka patur dëme të shumta në perimkulturë, jemi detyruar që të organizojmë këtë konferencë me qëllim që të ndihmojmë fermerët e kësaj ane për të patur prodhimtari të shëndoshë në perimkulturë”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim thuhet se qëllimi i organizimit të kësaj konference është për të ndarë përvojat dhe njohuritë e tyre, në këtë konferencë janë ftuar një numër i madh i fermerëve që do të jenë pjesëmarrës si dhe gjithë akterët e përfshirë në këtë fushë me rëndësi jetike, siç janë: MBPZHR-ja, Fakulteti i Bujqësisë Prishtinë, Universiteti Bujqësor i Tiranës,  AUV-i, IBK-ja, AZHB-ja, Drejtoritë e bujqësisë në komunat e regjionit, shoqatat vendore e ndërkombëtare si dhe agjenci tjera që japin kontributin e tyre në të mirë të bujqësisë.

“Synohet që përmes kësaj konference të ndihmojmë fermerët për të patur mirëqenie më të mirë në të ardhmen, pikat grumbulluese dhe përpunuese të kenë prodhimtari cilësore dhe të gjithë bashkë të zhvillojmë zonat rurale e njëkohësisht të parandalojmë migrimin e  të rinjve”, theksohet në komunikatë.

Andaj, kemi kënaqësinë të ju ftojmë në konferencën, e cila do të mbahet me datë:

Konferenca mbahet me 16 Nëntor 2018-e Premte, me fillim në ora 10:00  në Restaurant FITIMI Krushë e Madhe./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme