spot_img
HomeBUJKUNë fundjavë vransira, javën e ardhshme më ftohtë dhe me reshje të...

Në fundjavë vransira, javën e ardhshme më ftohtë dhe me reshje të dobëta bore

spot_img

28.12.2018 – Ditëve të fundjavës një front i ftohtë që do të kaloj mbi rajon, pritet të sjellë vransira dhe ngrica orëve të mëngjes, e ditën e shtunë vende-vende me mundësi për reshje të dobëta bore.
Ditën e fundit të vitit 2018 një vorbull ciklonike me masa të ftohta ajrore nga veriu i kontinentit, do të depërtojë mbi rajon, që pritet të favorizoj mot të ftohtë, kohëpaskohe me reshje të dobëta bore, që vende-vende mund të vazhdojnë edhe në natën e ndërrimit të motmoteve.
Sipas tendencave të fundit, në pjesën e dytë të javës së ardhshme, një valë e të ftohtit arktik pritet të shtrihet mbi rajon dhe pjesën më të madhe të Europës, që do të sjellë reshje bore dhe rënie të theksuar të temperaturave.

Në ditët e fundjavës vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit mbesin pak të larta në të pashëndetshme, mirëpo në fillim të javës me erërat që pritet të fryejnë, pritet të zbresin në vlera normale dhe të mira.

29.12 – Mot me vransira dhe diell. Në mëngjes ngrica, e vende-vende mundësi për reshje të dobëta bore.
30.12 – Në mëngjes ngrica, e në vise të ulëta mundësi për mjegull. Gjatë ditës kryesisht vranët. Pasdite vonë vende-vende reshje të dobëta shiu dhe bore.
31.12.2018-1.01.219 – Të hënën mot më i ftohtë, kryesisht me vransira. Kohëpaskohe mundësi për reshje të dobëta bore. Rreth viseve malore mund të jenë më intenzive. Reshjet e borës vende-vende mund të vazhdojnë edhe të martën paradite. Gjatë ditës së martë ftohë, kryesisht me vransira.
2.01 – Mot i ftohtë, me vransira dhe intervale me diell. Vonë në mbrëmje mundësi për reshje të dobëta bore.

Temperaturat gradualisht do të pësojnë rënie. Minimalet do të luhaten nga -6C deri në -1C, e maksimalet do të zbresin nga 5C në 0C..
Era do të fryj e lehtë dhe mesatare 1-9m/s.
Shtypja atmosferike do të pësojë rënie, por mbetet e lartë mbi vlera mesatare.

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme